3.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Gjermani – Vestfalia ndaloi shaminë e kokës për vajzat nën 14-vjeç

Më të lexuarat

Landi i Renanisë Veriore-Vestfalisë, ku jetojnë më së shumti myslimanë në Gjermani, ndaloi mbajtjen e shamisë për vajza nën 14-vjeç.

 

Landi i Renanisë Veriore-Vestfalisë, ku jetojnë më së shumti myslimanë në Gjermani, ndaloi mbajtjen e shamisë për vajza nën 14-vjeç.

Ministria e Landit për Integrim dhe Çështjet e Migracionit mbrojti qëndrimin se “fëmijët në këtë moshë nuk mund të vendosin me vullnet të lirë në lidhje me çështjet fetare”.

Ndërkaq Zëvendëskryetarja e Unionit të Demokratëve Turq të Evropës (Union of European Turkish Democrats, UTED), Asiye Bilgin e akuzoi udhëheqjen e landit për racizëm.

“Një mysliman, i cili dëshiron ta edukojë fëmijën e tij në frymë myslimane dhe ti plotësojë obligimet fetare, nuk duhet të marrë leje prej askujt për këtë, ashtu siç nuk marrin leje hebrenjtë ose të krishterët kur pagëzojnë fëmijët e tyre. Kjo mbrohet si një e drejtë kushtetuese”, bëri të ditur Asiye Bilgin.

Organizatat e shoqërive civile tërheqin vëmendjen se racizmi institucional gjerman tani është duke marrë në objektiv edhe fëmijët, ndërsa paralajmërojnë se ky ligj do të mund të jetë një përgatitje për një ligj tjetër gjithëpërfshirës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit