Rreth 53 milionë zgjedhës egjiptianë pritet të paraqiten sot në qendrat e votimeve, në kuadër të një referendumi për një Kushtetutë të re për vendin, konstatuan burime të mediave të huaja.
Këto votime, që pretendohet të jenë etapa e parë e “tranzicionit demokratik”, të premtuara nga ushtria pas shkarkimit nga detyra të presidentit islamik, Muhamed Mursi, në fillim të korrikut, i ngjan një mbështetjeje plebishitare pro shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë egjiptiane, Gjeneralit Abdulfetah al-Sisi.
Dy orë para hapjes së qendrave të votimit, një atentat është kryer përpara Gjykatës së Kajros, por nuk ka shkaktuar viktima. /trt/kohaislame