0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Marrëveshja bërthamore, Irani paralajmëron Trump

Më të lexuarat

Irani paralajmëron Donald Trumpin mbi sabotimin e marrëveshjes bërthamore: “Nuk do të jetë dhe aq e këndshme”, thotë ministri i jashtëm Mohamad Javad Zariff, që la të kuptohet se Teherani mund t’i rikthehet pasurimit të uraniumit nëse rrëzohet marrëveshja e arritur me aq mundim.

Në janar, Trump kërcënoi ta zhbëjë paktin duke refuzuar të frenojë një raund sanksionesh të muajit maj, çka konsiderohet thelbësore për ujdinë.

Zarif e bëri të qartë se nëse Amerika tërhiqet, atëherë Irani do të refuzojë t’i qëndrojë marrëveshjes vetëm me europianët, duke e cilësuar një mundësi të tillë “tejet të pagjasë”.

Tërheqja e plotë nga marrëveshja dhe rikthimi tek procesi aktualisht i ndaluar i pasurimit të uraniuamit është një nga skenarët më të mundshme, ndonëse sipas Zarifit, në Parlamentin iranian po diskutohen edhe propozime të tjera që përfshijnë masa drastike, të cilat nuk pranoi t’i përmendte.

Administrata e Trump e ka mundësinë ta përmbysë marrëveshjen, por duhet ta dijë se do të përballet me pasoja, deklaroi Zarif. Kur të vijë momenti, ne do t’i marrim vendimet tona mbështetur mbi interesin tonë kombëtar, por cilido qofshin ato nuk kanë për të qenë aspak të mira për Shtetet e Bashkuara, këtë mund ta them me siguri, vazhdon ai.

Shefi i diplomacisë iraniane foli nga Nju Jorku kur ndodhet për një takim të OKB-së me mënyrat e ndërtimit të paqes.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit