5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Luftimet nga shijat në Jemenin verior lanë 210 suni të vrarë dhe 620 të plagosur

Më të lexuarat

Të paktën 210 persona janë vrarë gjatë dy muajve sa po zgjasin luftimet ndërmjet të shiitëve dhe sunive në veri të Jemenit, tha një zëdhënës suni të hënën.

Trazirat në këtë vend shpërthyen më 30 tetor, kur kryengritësit shiit Houthi që kontrollojnë shumicën e territorit të krahinës veriore Saada, akuzuan Selefit në qytetin Damaxh, se po rekrutojnë mijëra luftëtarë nga jashtë për t’i sulmuar ata.

Selefit mohuan akuzat, ndërsa thanë se të huajt ishin student, që duan të thellojnë njohurinë e tyre për fenë islame, pasi Damaxh është i njohur për Universitetin e tij të vjetër të Studimeve Islame.

Zëdhënësi i Selefive, Surour al-Wadi’i, tha se numri i të vdekurve nga pala e Selefive është ngritur në 210 persona, ndërsa të plagosur janë 620 për këtë periudhë dy mujore.

Nga ana e Houthis, nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për numrin e viktimave.

Rivaliteti në Damaxh, ka dëmtuar në masë të madhe përpjekjet disa vjeçare të pajtimit në Jemen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit