1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Presidenti Erdogan: Kërcënimi ndaj Turqisë vjen së pari nga partnerët strategjikë

Më të lexuarat

I ftuar special në transmetimin direkt të një kanali televiziv turk, Erdogan iu përgjigj pyetjeve në lidhje me vendimin për zgjedhje të parakohshme presidenciale dhe parlamentare, si dhe çështjet kryesore në rend të ditës…

 

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të shtunën vonë se kërcënimi ndaj vendi të tij vjen së pari nga partnerët strategjikë.

I ftuar special në transmetimin direkt të një kanali televiziv turk, Erdogan iu përgjigj pyetjeve në lidhje me vendimin për zgjedhje të parakohshme presidenciale e parlamentare, si dhe çështjet kryesore në rend të ditës.

Sa i përket vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, kreu i shtetit turk tha se i gjithë Perëndimi është një projeksion kërcënimi.

“Kundër kujt janë bazat në Sirinë Veriore? Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund t’u japin organizatave terroriste këto armë dhe municione. SHBA-ja dërgoi 5.000 mauna me armë në zonat veriore të Sirisë. Ne s’mund të blejmë me paratë tona armë nga SHBA-ja, por këtyre organizatave, mjerisht, SHBA-ja dhe forcat e koalicionit mund t’ua japin falas këto armë e municione. Pra, nga vjen kërcënimi? Ai vjen së pari nga partnerët strategjikë. Ka vende në Siri nga ku marrim kërcënime serioze”, u shpreh ai.

Duke u ndalur mbi kritikat rreth mbajtjes së zgjedhjeve nën regjimin e gjendjes së jashtëzakonshme, lideri turk garantoi se gjatë procesit zgjedhor nuk do të ketë asnjë problem.

Erdogan sqaroi se të gjitha forcat politike do të bëjnë një fushatë zgjedhore më të shëndetshme dhe më të lehtë falë gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa vuri në pah se deklaratave të SHBA-së në lidhje me këtë çështje nuk u kushtojnë aspak rëndësi.

“Tek ne s’ka manipulime si në zgjedhjet amerikane”, shtoi ai.

Kreu i shtetit turk njoftoi gjithashtu se në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 24 qershorit, ai do të mbajë një fjalim drejtuar qytetarëve turq në shtet, emrin e të cilit s’mund ta zbulojë tani për tani.

Gjatë këtij transmetimi direkt, Presidenti Erdogan u ndal edhe mbi luftën kundër terrorizmit, ku bëri me dije se 16.650 terroristë janë neutralizuar gjatë operacioneve brenda dhe jashtë vendit në 3 vitet e fundit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit