2.6 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Izraeli arreston 19 palestinezë

Më të lexuarat

KUDS (AA) – Forcat izraelite kanë arrestuar 19 palestinezë në Bregun Perëndimor të okupuar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se në operacionet e realizuara në Bregun Perëndimor dhe në rajonin e Ramallahut janë arrestuar 19 palestinezë, 15 prej të cilëve pretendohet se “kanë lidhje me Hamasin”.

Në deklaratë thuhet se është mbyllur edhe një shtypshkronjë, në të cilën pretendohet se bëhej shtypi i disa publikimeve “provokuese”.

Forcat izraelite pothuajse çdo ditë realizojnë bastisje në Bregun Perëndimor dhe në Kudsin Lindor, ku nën akuza të ndryshme arrestojnë palestinezët.

Të dhënat zyrtare palestineze tregojnë se në burgjet izraelite ndodhen rreth shtatë mijë palestinezë, prej të cilëve 350 fëmijë, 62 gra, gjashtë deputetë dhe 500 të burgosur administrativë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit