3.6 C
Pristina
Wednesday, December 4, 2024

Ndërsa fëmijët vriten me gaz, gruaja e Asadit reklamohet në Instagram

Më të lexuarat

Kasapi i Sirisë, Bashar Assad dhe gruaja e tij e Asma shijojnë një mënyrë jetese të shkëlqyer, ndërsa fëmijët e popullit të tyre vriten me gaz nëpër rrugët e Sirisë.

Tirani dhe vrasësi në masë dhe e bashkëshortja e tij Asma al-Asad kanë një pallat të mrekullueshëm që vlerësohet të jetë me vlerë 1 miliard dollarë në Damask – më pak se 10 milje nga Gota Lindore ku njerëz të pafajshëm po masakrohen nga forcat pro-qeveritare.

Assadët kanë një mënyrë jetese luksoze, ndërsa ushtria e tyre vrasin fëmijët e pafajshëm. Dikur e njohur si Princesha Diana e Sirisë, e tani si “Zonja e Pare e ferrit”  Asma është tani një figurë e padëshiruar në vendin e saj, e cila i bashkohet burrit të saj në fushatat e tij propagandistike.

Edhe Wikileaks botoi të dhënat ku Asma, me shtetësi britanike kishte shpenzuar 250,000 funte në mobilje, kur lufta e përgjakshme civile kishte qenë e ndezur për një vit.

Ajo gjithashtu bleu një palë këpucë prej 5,000 dollarësh, në një kohë kur populli i tyre po vuante për buke.

Rezidenca ultra-moderne presidenciale e Assad, e projektuar nga arkitekti japonez Kenzo Tange – mendohet të ketë kushtuar deri në 1 miliard dollarë, megjithatë nuk përdoret fare.

Një raport thotë se një dhomë e vetme ishte pajisur me 125,000 pllaka mermeri që kushtonin gjithsej 10.6 milion dollarë.

Megjithatë, pavarësisht nga kostoja e jashtme e saj, shtëpia 340.000 metra katrorë nuk është përdorur mezi nga fillimi i luftës civile, pasi vendndodhja e saj në majë të një kodre në perëndim të Damaskut e bën atë një objektiv të lehtë për raketat.

Dhe ndërsa Siria është copëtuar, Assadët vazhdojnë të nxjerrin propagandën në mediat sociale.

Llogaria e tyre në Instagram mburret me mbi 100,000 ndjekës.

Regjimi është i vendosur të propagandoj permes Asma al Assad në Instagram, pavaresisht se nën komandat e tij janë kryer së paku 28 sulme me armëve kimike që prej fillimit të luftës civile në vitin 2011.

Ndërsa Asma, e lindur si Asma Akhras në vitin 1975 në Acton, në perëndim të Londrës, vjen nga prindër myslimanë sunitë nga Homsi, qyteti sirian i vendosur afër bazës ajrore të bombarduar më 9 prill 2018.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit