BRUKSEL (AA) – Rreth 1.000 njerëz aplikojnë për “dëbimin e djallit” në kishat në Belgjikë, raporton Anadolu Agency (AA)Profesori i teologjisë, Rik Torfs, në një bisedë për gazetën lokale “De Morgen” deklaroi se priftërinjtë në disa kisha belge mbajnë seanca lidhur me “dëbimin e djallit”.
Torfs pohon se nga viti 2005 deri më sot në Vatikan psikologëve, mjekëve, kriminologëve dhe historianëve u jepet trajnim i veçantë lidhur me ekzorcizmin.
Pavarësisht nga fakti se nuk ka të dhëna zyrtare për këtë fenomen, profesori pohon se rreth 1.000 njerëz raportojnë çdo vit në kishat në Belgjikë me qëllim që të “dëbojnë djallin”.
Shumica e raporteve, sipas Torfs, janë regjistruar në Manastirin Averbode në zonën flamande.
Ai shpjegon se këto metoda, të cilat zbatohen në Belgjikë, nuk përfshijnë magjinë apo kthimin, siç kemi patur mundësinë të shohim në disa filma, por më shumë konsiderohet si “pastrim dhe terapi shpirtërore”.
Marc Fierens, kryeprift i manastirit Averbode, shpjegoi se kryesisht dëgjon problemet e shumicës së njerëzve që vijnë tek ata dhe pastaj luten për ta.