-1.4 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

Hebrenjtë fanatikë bastisje në Mesxhid-i Aksa

Më të lexuarat

KUDS (AA) – Rreth 250 hebrenj fanatikë, nën shoqërimin e policisë, kanë hyrë në oborrin e Mesxhid-i Aksa-së, e cila ndodhet në Kudsin Lindor nën pushtim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Vakëfet Islamike të Kudsit thuhet se “246 hebrenj fanatikë, 203 prej tyre në mëngjes dhe 43 prej tyre pas namazit të drekës, realizuan bastisje në Mesxhid-i Aksa nën shoqërimin e policisë”.

Në deklaratë thuhet se hebrenjtë fanatikë kanë hyrë në Mesxhid-i Aksa duke e përdorur portën El-Megarive.

Njëri prej rojtarëve të Mesxhidi Aksa-së në një deklaratë për AA në lidhje me sulmin është shprehur se “Gjatë bastisjeve disa kolonë tentuan që të bëjnë ritual Talmudik për të provokuar”.

Administrata e Vakëfeve Islamike të Kudsit bën thirrje që t’i jepet fund sulmeve të cilat po rriten gjatë viteve të fundit.

Që nga java e parë e prillit rreth 2 mijë e 500 hebrenj fanatikë kanë realizuar bastisje në Mesxhid-i Aksa.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit