-1.7 C
Pristina
Sunday, January 12, 2025

Mianmari bllokon ndihmën e muslimanëve Rohingya, pavarësisht zotimit të kthimit të sigurt

Më të lexuarat

YANGON (AA) – Mianmari është zotuar për riatdhesimin e sigurt të muslimanëve Rohingya nga Bangladeshi fqinj sa më shpejtë që të jetë e mundur, pavarësisht akuzave të aktivistëve që pretendojnë se qeveria në mënyrë të qëllimshme është duke bllokuar ndihmën për refugjatët, të cilët ballafaqohen me mungesë të tmerrshme të ushqimit në shtetin Rakhine, raporto Anadolu Agency (AA).

Bangladeshi dhe Mianmari nënshkruan një marrëveshje riatdhesimi nëntorin e kaluar, por Dhaka pretendon se asnjë refugjatë i vetëm nuk është kthyer.

Kombet e Bashkuara (OKB) pohojnë se qeveria e Mianmarit nuk ka qenë në gjendje të sigurojë kthimin e sigurt për refugjatët, ndërsa shtëpitë e mbetura në fshatra të tëra janë shkatërruara në emër të punimeve të zhvillimit.

Sot, ministri i Mirëqenies Sociale, Ndihmës dhe Zhvendosjes i Mianmarit, Win Myat Aye, i cili kohët e fundit ka vizituar kampet e refugjatëve në Bangladesh, tha se qeveria po punon shumë për kthimin në mënyrë të sigurt, dinjitoze dhe vullnetare të refugjatëve të cilët ofrojnë dëshmi të origjinës në vend.

“Së pari, do të dëshirojmë të përsërisim se nuk pranojmë ata që nuk kanë paraqitur dëshmi të nevojshme”, u tha ministri i Mianmarit mediave.

Rreth vizitës së tij dy-ditore në Bangladesh, më herët këtë muaj, ai tha se takoi refugjatët Rohingya në Cox Bazar të Bangladeshit.

“Për riatdhesim, hapi i parë për njerëzit e zhvendosur është të plotësojnë formularin. Por, unë u befasova se nuk kanë marrë ndonjë formularë për të mbushur, edhe pse i kemi dërguar që prej muajsh. Kjo është kretësisht e papritur për ne”, u tha Win Myat Aye gazetarëve dhe diplomatëve ndërkombëtar në Yangon.

Ai pretendoi se të gjithë refugjatët që takonte në kampet thanë se donin të ktheheshin në Mianmar, por se problemi i tyre është shtetësia.

“Ata më thanë se duan shtetësinë kur të kthehen. Pra, u shpjeguam atyre për procesin e verifikimit të shtetësisë”, tha ai.

Mianmari “qëllimisht” bllokon ndihmën

“Ne kemi qenë duke u përgatitur për kthimin e sigurt për muaj dhe tani jemi gati. Ne do të donim të nisim riatdhesimin sa më shpejtë që të jetë e mundur, përderisa shirat monsun po arrijnë”, tha ai.

Megjithatë, ai pranoi se do të nevojitej më shumë kohë për të verifikuar njerëzit, pasi format e dërguara nga qeveria e Bangladeshit nuk ishin plotësuar plotësisht.

“Ne pamë se si ata jetojnë në gjendje të keqe. Pra, ne do të dëshironim t’i marrim ata sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ministri.

Ndërkohë, një grup aktivistësh me bazë në Mbretërinë e Bashkuar akuzoi qeverinë për ndihmën e qëllimshme të bllokimit për fshatarët e mbetur të Rohingya-s në zonë.

Në një deklaratë, rrjeti për të drejtat e njeriut Burma tha se, “Ata që kanë mbetur kanë pasur qasje të kufizuar në ndihma pasi kufizimet e organizatave joqeveritare dhe organziatave bamirëse mbeten në shumë zona pas luftimeve. Përderisa Kryqit të Kuq i është dhënë qasje në disa prej këtyre zonave, të tjetër mbeten në nevojë të madhe për ushqim dhe ndihmë mjekësore”.

Drejtori ekzekutiv i rrjetit Burma, Kyaw Win, për AA tha se për momentin askush nuk do të kthehet vullnetarisht nga Bangladeshi në Mianmar, duke shtuar më tej se, “Si mund që kthimi të realizohet në mënyrë dinjitoze dhe të sigurt?”.

Që nga 25 gushti i vitit 2017, sipas OKB-së, rreth 750 mijë refugjatë, kryesisht fëmijë dhe gra, u larguan nga Mianmari kur forcat e Mianmarit nisën një goditje ndaj komunitetit pakicë musliman.

Sipas medias lokale, të paktën 6 mijë muslimanë Rohingya kanë jetuar në tokën e askujt, një rrip i vogël tokash përgjatë kufirit midis Bangladeshit dhe Mianmarit.

Sipas Mjekëve pa Kufij, të paktën 9 mijë muslimanë Rohingya u vranë në shtetin Rakhine nga 25 gushti deri më 24 shtator.

Në një raport të botuar më 12 dhjetor, organizata humanitare globale tha se vdekja e 71,7 për qind ose 6.700 muslimanëve Rohingya u shkaktua nga dhuna. Ato vdekje përfshijnë 730 fëmijë nën moshën 5 vjeçare.

OKB poashtu ka dokumentuar përdhunimet në masë, vrasjet, përfshirë foshnjat dhe fëmijët e vegjël, rrahjet brutale dhe zhdukjet e kryera nga personeli i sigurisë. Në një raport, hetuesit e OKB-së thanë se shkeljet e tilla mund të përbërëjnë krim kundër njerëzimit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit