“Katër persona, që i kam denoncuar në policinë e Kuçovës, më kanë goditur të premten në darkë. Më kanë goditur nuk e di me çfarë, me thika, me doreza. Më kanë çarë siç e shikoni dhe vetë dhe kam shkuar në spitalin e Kuçovës. Aty ka mbërritur policia dhe kam denoncuar një person nga personat që kanë filluar sherrin. Ky person quhet Afrim Pirje”.
Denoncuesi rrëfeu si nisi ngjarja nga fyerjet e tyre dhe më pas degradoi në dhunë fizike nga tre persona kundrejt tij. Ai ka ende në trup e fytyrë shenjat e plagëve të thella dhe për këtë ka bërë denoncim në polici, por personat dhunues vazhdojnë të enden të lirë dhe polici i zonës Dule Metushi nuk ka bërë asgjë.
“I kam në lagje, i kam në lokal, ham e pijmë, por siç e pësova unë do ta pësojë një tjetër nesër. I plotfuqishmi i zonës, Dule Metushi s’ka bërë asnjë lloj veprimi për katër emrat që i kam dhënë unë. Unë kërkoj drejtësi nga shteti, ndaj kam ardhur te ju se shoh që shteti nuk po vepron siç duhet”, u shpreh i përlotur i dhunuari.
Gjatë një komunikimi me kamera të fshehtë, Metushi thotë se nuk mund të bëjë asgjë nëse viktima e dhunës nuk merr raport mjekësor.
Dule Metushi – Si kaloni? Mirë? Çkemi? E more raportin?
Qytetari – Unë raportin e mora, por erdha të pyes ça është bërë me denoncimin që bëra unë. Unë bëra denoncimin të premten, një person që nuk është thirrur fare dhe të shtunën që kam bërë denoncimin katër persona, që ta lash vetë në…
Qytetari – Si ka mundësi këta persona i shikoj para syve të mi që nuk janë…
Dule Metushi –Ca do ti? T’i varim? Ta shpjegova atë ditë, por ti s’e ke patur mendjen.
Qytetari – Si s’e kam pasur mendjen? Unë isha i sakatuar.
Dule Metushi –Dale! Duro një çikë ee… Të thashë merr raportin mjekësor dhe nga raporti mjekësor do përcaktohet se është grindje apo është plagosje e lehtë. Në qoftë se është plagosje e lehtë do kalojë, do t’i thërrasim ne të gjithë personat.
Qytetari – Si do t’i thërrasim? Një gjë të lehtë e shikon këtë ti?
Dule Metushi – E bën vlerësimin ai, doktori. Më jep raportin, më jep raportin!
Qytetari – Po ti vetë si shtet?
Dule Metushi – Ore, zotëri! Janë të përcaktuara gjërat. Do ta ndjekësh në gjykatë në qoftë se nuk merr mbi 9 ditë raport. Ti mund t’i shikosh përditë ata, por po nuk more raportin mjekësor nuk i fut dot njeri në burg.
Qytetari – Jam goditur nga katër persona.
Dule Metushi –Po, të kam thënë raportin mjekësor. Shko bëj ato ti, personat do t’i thërras unë këtu, në qoftë se ligji e përcakton, doktori e përcakton që ti ke marrë mbi 9 ditë raport, do t’i ndjekim për plagosje të lehtë, do t’i thërrasim, do hapet çështja penale për ata.
Gazetarja e emisionit “Stop” iu drejtua Komisariatit të Kuçovës për të pyetur për denoncimin e Lefter Pirjes, për të cilin sipas tij, nuk është bërë asgjë.
Gazetarja – Shoqërimi nuk është bërë për tre të tjerët?
Shefi i komisariatit – Po, pse?
Gazetarja – Pse?
Shefi i komisariatit – Kush është arsyeja?
Gazetarja – Kush është arsyeja, po ju pyes juve?
Shefi i komisariatit –M’donnn…, sepse ai verifikohet mdonn me sy të lirë nga ana jonë që s’ka dëmtime me thyerje me fraktura, meee ndonn se duket njeriu. Ky ka ardhur më mbrapa dhe i ka thënë për këta të tre. Ky i ka thënë më sill vendimin, se vendimi është ai që e vë në lëvizje.
Gazetarja – Është çështje tjetër. Unë vij, bëj deklaratë që jam dhunuar nga 4 persona. Unë e di që në mënyrë kategorike këto katër persona duhet të thirren, të merret dëshmia e tyre.
Shefi i komisariatit –Patjetër!
Gazetarja – Në këtë rast, nuk janë marrë tre të tjerët, janë lënë pas 4 ditësh. E premte, e shtunë, e dielë, e hënë sot, pas katër ditësh. Në një kohë që për 4 ditë mund të jetë burim..
Shefi i krimeve – E di ça ka ndikuar më tepër? Një rrjesht, që ka përcaktuar zotëria, që nuk dua ta ndjek.
Shefi i komisariatit – E ngjita lart dhe ai kishte një likoplast këtu dhe një likoplast këtu.
Gazetarja – O shefi! Kjo do të thotë që duhet të vijë i gjakosur, i vdekur që ju ta merrni..?!
Shefi i komisariatit– Jo, i vdekur… Po tani, ti vjen herën e parë… Plus pastaj, ne nuk mund të besojmë ty verbërisht, kur ti vjen dhe thua, që ne kshu…,kam këtë pretendim. Ky tani e di shumë mirë, që ka marrë informacion në fshat mdonn dhe te lokali, nuk e ka gjuajtur njeri. Tani ti ke oreksin tënd ose nuk e di, kush të ka shtyrë.
Gazetarja – Ok! Unë kam oreksin tim, detyrimi ligjor i juaji është të shoqëroni edhe katër të tjerët.
Shefi i komisariatit – Nuk diskutohet ajo, i ka thirrur ky zotëria këtu.
Gazetarja – Pas katër ditësh..
Shefi i zonës – Jo! I kam thirrur dje e pardje, unë shkoj gjithmonë.
Gazetarja – Kanë ardhur në komisariat ata për të bërë…
Shefi i zonës – I kam bërë njoftim.
Në fund të bisedës, shefi i komisariatit pranoi që nuk janë shoqëruar personat e akuzuar për dhunë ndaj Lefter Pirjes, pasi ka përkuar me ditën e pushimit./tvklan