0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Egjipt, policia arreston 80 anëtarë të Vëllezërve Musliman

Më të lexuarat

Forcat e sigurisë kanë arrestuar 80 anëtarë të Vëllezërve Musliman me akuza për dhunë, ka thënë të mërkurën Ministria e Brendshme. Sipas kësaj deklarate protestuesit kishin bllokuar rrugët duke shkaktuar edhe dëme.
Sipas deklaratës 53 anëtarë u arrestuan për posedim të armëve.
Ministria ka thënë se policët shpërndanë tubimet e organizuara nga studentët “terroristë” të Vëllezërve në Kajron lindore dhe në krahinën jugore Assuit, duke arrestuar 27 protestues.
Muajin e kaluar, qeveria egjiptiane ka caktuar zyrtarisht Vëllezërit Musliman, nga e cila është presidenti i rrëzuar Muhamed Mursi, grup “terrorist”.
Policia tërhiqet nga konvikti i Al-Az’har-it pas arrestimit të studentëve
Forcat policore egjiptiane u tërhoqën nga konvikti i Universitetit Al-Az’har në Kajron lindore të mërkurën pas arrestimit të një numri të studentëve, kanë thënë dëshmitarët okularë.
Sipas dëshmitarëve, policët mësynë në konviktin dhe u përleshën me studentët. Një numër i studentëve është arrestuar nga forcat policore, të cilat më vonë kanë lënë konviktin, kanë bërë të ditur dëshmitarët.
Dritaret e ndërtesës dhe një xhamia në konvikt u thyen në këto përleshje.
“Ndërhyrjen që bëri policia në konvikt është një tjetër krim i ri nga ana e autoriteteve të grusht shtetit,” ka thënë Mahmud al-Azhari, zëdhënës i grupit “Studentët kundër grusht shtetit”.
Ai ka thënë se 113 studentë u arrestuan nga forcat e sigurisë para se ata të tërhiqeshin nga konvikti. Ndërkohë, një spital fushor, i drejtuar nga studentët e Vëllezërve Musliman në konvikt, ka thënë se 36 studentë u plagosën në përleshjet me forcat e sigurisë.
Nga ky spital bëhet e ditur se 50 studentë të tjerë kanë ngelur pa frymë nga avujt e gazit lotsjellës të hedhur nga forcat policore./mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit