Një vajzë franceze u dënua me 1 muaj burgim dhe 150 euro gjobë për shkak se ka veshur hixhabin islamik në vendet publike.
Gjykata e Versajës e shpalli fajtore 20 vjeçare Kasandra Polen për shkak të shkeljes së ligjit që ndalon veshjen e hixhabit islamik në vendet publike në Francë. Ajo u dënua edhe me një gjobë prej 500 euro për shkak se ka ofenduar oficerët e policisë në çastin e arrestimit. Ajo ka apeluar në gjykatë duke arsyetuar se ligji kundër veshjes islame shkel të drejtat dhe liritë private të njeriut, por apelimi i saj nuk u pranua nga gjykata e Versajës.