7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

12 vjet pas vdekjes: ku ndodhet trupi i Sadam Huseinit?

Më të lexuarat

Mauzoleumi i Sadam Huseinit në qytetin e tij të al-Awjahut në Irak ishte vendi ku trupi i tij u varros 12 vjet më pare, pas varjes së tij në dhjetor të vitit 2006.

Presidenti i SHBA, Xhorxh W. Bush pastaj personalisht autorizoi transferimin e menjëhershëm të trupit të diktatorit në një helikopter ushtarak amerikan nga Bagdadi në qytetin verior të Tikrit, pranë Al Awjah.

Shejh Manaf Ali al-Nida, një udhëheqës i fisit Albu Nasser, i cili i përket klanit të Sadamit, i dorëzoi një letër familjes së tij, kur ata morën trupin duke rënë dakord që Sadami të varrosej pa vonesë.

Që atëherë, çdo 28 prill, varri pothuajse kthehet në një vend pelegrinazhi ku mbështetësit e tij duke përfshirë edhe fëmijët e shkollës shkojnë në ditëlindjen e tij.

Por nuk ka shumë që u bë e ditur se mauzoleumi u shkatërrua në një sulm ajror nga paramilitarët shiitë të koalicionit Hashed al-Shaabi, që janë pjesë e forcave zyrtare të sigurisë.

Shumë prej njerëzve janë të bindur se varri i Sadamit ishte hapur. Të tjerë thanë se vajza e Sadamit, Hala, erdhi me një avion privat dhe i dërgoi eshtrat e babait të saj në Jordani.

Por sipas Monitor-it, një profesor universiteti dhe një student i epokës së Sadamit, kjo ishte e pamundur.

“Hala nuk u kthye kurrë në Irak”, tha ai. “Trupi mund të jetë dërguar në një vend të fshehtë … askush nuk e di se kush e ka lëvizur apo ku”.

Është e mundur që varri i Sadamit mund të kishte pësuar të njëjtin fat si ai i babait të tij, i cili gjithashtu u hodh në një vend të panjohur.

Por, çuditërisht, disa, përfshirë Abu Samer, banor i Bagdadit, besojnë se i forti i Irakut është ende gjallë.

“Sadam nuk është i vdekur. Ai që u var ishte sozia e tij”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit