1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Ikja ilegale në Perëndim, fatale edhe për një familje kosovare

Më të lexuarat

Një familje kosovare 3-anëtarëshe nga fshati Davidofc i Shtimes ka pësuar një tragjedi, derisa po udhëtonte familjarisht “në të zezën” drejt Francës.
Më 26 dhjetor, derisa Agron Beqaj, 23-vjeçar, po udhëtonte në një automjet me bashkëshorten e tij Edonën, 22 vjeçe, dhe me djalin e tyre Blinardin, 10 muajsh, janë aksidentuar në Aleksandri, afër Romës në Itali, ku ka mbetur e vdekur Edona, është lënduar rëndë dhe edhe më tej është në gjendje kome Agroni, ndërkohë që Blinardi 10 muajsh ka shpëtuar pa asnjë lëndim dhe, sipas familjarëve, gjendet në një strehimore fëmijësh në Itali, shkruan “Koha Ditore.

Ata, sipas njoftimeve, ishin duke udhëtuar me automjetin e një shqiptari nga Prizreni për të cilin familja Beqaj e di se quhej Kujtim Martinaj dhe është nga rrethina e Prizrenit, me të cilin 3 familjarët Beqaj kanë udhëtuar nga Subotica, e që ka shpëtuar nga aksidenti vetëm me lëndime trupore.

Sipas të dhënave nga rrethi familjar, bashkëshortët Beqaj me të birin e tyre janë nisur me rreth një mijë euro në xhep, të cilat mezi i kanë siguruar, pa pasur dikë që i pret në Francë, por vetëm duke shpresuar të gjenin zgjidhje për vendqëndrim atje. /Koha

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit