1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Protesta kundër liderit anti-islam evropian

Më të lexuarat

Dhjetëra mijëra hungarezë në rrugët e Budapestit këtë fundjavë, protestuan kundër sistemit të tanishëm zgjedhor, dhe retorikës së urrejtjes që karakterizoi zgjedhjet parlamentare në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestat u organizuan me moton “Jemi shumica– Lufta për demokraci”, ndërkohë që autoriteteve të shtetit, iu dërgua një apel për reformë të sistemit zgjedhor dhe dhënies fund të retorikë së urrejtjes.

Demonstruesit të cilët mbanin në duar flamuj të Hungarisë dhe Bashkimit Evropian, brohorisnin me parulla kundër pushtetit të tanishëm hungarez dhe kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban.

Në zgjedhjet e mbajtura një javë më parë, koalicioni Fidesz-KDNP, fitoi 48 për qind të votave, me çka Orban i siguroi vetes një mandat të tretë të kryeministrit.

Tema kryesore e fushatës parazgjedhore ishin migrantët dhe Islami të cilët e djathta dëshiron t’i shfaq si një kërcënim për indin kombëtar hungarez.

Image result for anti orban protest

Image result for anti orban protest

Image result for anti orban protest

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit