ka ndodhur një mrekulli në lagjet Gazi Babë dhe Seravë të Shkupit të banuar kryesisht me shqiptar. Një kurbetçarë i Maqedonisë ka vizituar disa dyqane të lagjes dhe ka kërkuar nga pronarët e tyre t’ia deklarojnë të gjitha borxhet e familjeve të varfëra, që blejnë gjera ushqimore me hua. Më pas gurbetqari, identiteti i të cilit nuk dihet, i ka paguar të gjitha borxhet e hallexhinjëve dhe është larguar nga duqani.
Këtë histori të bukur humanizmi me publikun e ka ndarë një pronarë i dyqani në këtë lagje të Shkupit. Mensur Krasniqi, pronar i një marketi, për Almakos ka thënë se personin e ka parë për herë të parë në lagje, por ka mbetur i surprizuar nga mirësia e tij.
Krasniqi thotë se gurbetqari pasi është përshëndetur me mirësjellje ka kërkua nga shitësi të mbledhë shumën e borxhit që ia kanë komshitë e lagjes.
“Unë mora dhe ja numërova të gjithë borxhin dhe ai shprehi gatishmëri që të paguaj të njëjtin. Shuma e borxhit ishte simbolike, ngaqë tash ka humbur besimi ndaj myshterinjëve që më parë I kemi dhënë më tepër borxh pasiqë më herët merrnin shuma të mëdha të borxhit dhe në fund nuk I paguanin dhe kështu ishte dëshprimi”, tha Krasniqi, për Almakos.
Pronari i marketit faleminderon Zotin që nuk ka rënë pre e lakmisë që para këtij njeriu të mirë të fryejë borxhin e komshive apo të paguaj edhe borxhet e vjetra, të cilat ua kishte falur konsumatorëve të lagjes.
Ai në cilësinë e pronarit të dyqanit thotë se kohëve të fundit borxh u jep vetëm atyre njerëzve të lagjes cilët vërtetë janë nevojtar.
“Ja mblodha shumën simbolike ai pa ndonjë hamendje e pagoi dhe unë mbeta I habitur nga ky akt që I njëjti bëri dhe që është human. Ky akt përvec aktit fisnik, familjar dhe bamirës personi I cili dëshiron të ngelet anonim kishte edhe qëllimet e veta se pse donte ta bëj. Ai më tha se këtë e bën për hirë të Zotit në emër të zeqatit, i cili në fenë islame është detyrim për çdo besimtarë”, deklaroi Krasniqi.
Sipas Krasniqit, gurbetqari nuk kishte paguar vetëm borxhet e nevojtarëve në duqanin e tij, por kishte kërkuar edhe dyqanet tjera të lagjes.
“Ai më pyeti nëse mund ta parkojë veturën e tij pranë dyqanit tim për të vazhuar bëmirësinë edhe në dyqane tjera për të paguar borxhin mushterinjëve të tjerë.”, veçoi Krasniqi.
Krasniqi thotë se në praninë e gurbetqarit ka fshirë borxhet e mushternjëve për ta bindur se amaneti i tij ka shkuar në vend, por reagimi i tij e kishte shtangur.
“Pasi mblodha borxhin i thash të vijë ta shikojë, se do ti fshijë borxhet nga fletorja. Ai nuk pranoi, më tha kjo është puna yte, unë obligimin tim e kreva”, rrëfen Krasniqi.
Për më tepër shikoni videon në vazhdim:
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2109864745721033/