Disa vajza kur dalin nga shtëpitë, sikur të jenë gjëra të neveritura, të cilat thërrasin në prishje dhe shkatërrim të moralit. E nëse jo, atëherë si mund të komentohet lakuriqësia e tyre rrugëve, saqë thuajse pak gjë nga trupi i tyre mbetet i pazbuluar. Dhe parfymosja e tyre, e cila i fton të tjerët në shikim dhe vështrim ndaj tyre. E pastaj pa turp në bisedat e tyre më të huajt, ndërsa Allahu (azzevexhel) ka thënë: ”Mos u llastoni në të folur, e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, por thuani fjalë të matura” (Ahzabë-32)…
Kjo është përhapja e moralit të prishur, që Allahu thotë: ”Ata të cilët dëshirojnë, që te besimtarët të përhapet imoraliteti,ata i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër.” (En-Nur – 19) Ky dënim është për ata që duan të përhapet imoraliteti, e si do të jetë dënimi i atyre të cilët e përhapin atë?!..
Dhe ti do të habitesh kur do të lexosh fjalën e Allahut për besimtaret ku thotë: ”Le të mos kërcasin me këmbët e tyre, për të zbuluar fshehtësinë nga stolitë e tyre“. (En-Nur – 31) E që don të thotë se muslimanja duhet të ecë e qetë në rrugë, e të mos dëgjohet zëri i këpucëve të sajë, e të tërheqë vëmendjen e të tjerëve. Çudi! Nëse zëri i këpucëve të sajë është i ndaluar, atëherë çka mund të thuhet për atë që flet me orë të tëra me djem të huaj dhe ngritë zërin e sajë duke qeshur e bërtitur?! Dije mirë se ky është hapi i parë i cili çon në imoralitet dhe prostitucion, ndërsa Muhammedi (salallahu alejhi veselem) e mohoi imanin e atij i cili e bën këtë vepër duke thënë:”Nuk bën prostitucion njeriu e duke e bërë këtë, ai të jetë besimtar”. Dhe Allahu (azzevexhel) ka thënë:” Dhe mos iu afroni zinasë (imoralitetit),sepse vërtetë ajo është vepër e shëmtuar dhe një rrugë shumë e keqe”. (El-Isra’-32)…
E në një natë prej netëve, Muhammedi (salallahu alejhiveselem) pa në një ëndërr disa nga dënimet e mëkatarëve. Dhe në një pjesë të këtij hadithi thotë:”…dhe erdhëm afër një furre, në të cilën pamë burra dhe gra të zhveshur, të cilëve u hynte zjarri nga organet e tyre, e ata në këtë gjendje vajtonin dhe bërtitnin. (E kur i pa Muhammedi (salallahu alejhiveselem) u trishtua nga gjendja e tyre). Meleku i tregoi dhe tha: Këta janë lavirët dhe laviret”.
Dhe ka përmendur Hejtemij se në Zebur është shkruar: “Zinaqarët janë të lidhur në zjarr dhe rrihen me kamxhikë të hekurt, e kur të kërkon ndihmë ndonjëri prej tyre, atëherë u thonë melekët: Ku ishte ky zë vajtues atëherë kur qesheshe dhe dëfroheshe, e nuk kishe frikë Allahun, e as që turpëroheshe prej Tij?” Për atë edhe Muhamedi (salallahu alejhiveselem) thotë:”O umeti i Muhamedit, vallahi nuk ka kush që xhelozon më shumë se Allahu, kur një rob apo një robëreshë e Tij bëjnë prostitucion”.
E sa nga kënaqësitë e këtyre sëmundjeve kanë lënë mbrapa pikëllime të mëdha. E sa duar ngriten natën dhe sa sy lotojnë, e sa fytyra bien në sexhdeh duke lutur Allahun kundër njerëzve të kësaj sëmundje.
Shkroi: Dr. Muhamed Ari