HAGË (AA) – Një zyrtar musliman i fondeve bamirëse tha se grupet e ekstremit të djathtë kanë sulmuar tre xhami në Holandë, raporton Anadolu Agency (AA).
“E djathta e ekstremit Recht në grupin Verzet, sot më herët vendosi parulla me përmbajtje islamofobike në hyrjen e dy xhamive në rrethin Enschede”, tha Cevdet Keskin nga Fondacioni Diyanet i Holandës.
Një tjetër kompleks i xhamisë në rrethin Heuten, e frekuentuar nga shtetasit holandezë me origjinë marokene, u përdhos edhe nga një grup i ekstremit të djathtë, i cili poashtu vendosi parulla me slogane anti-islame në hyrjen e xhamisë.
Grupi shpërndau pamjet e parullave të vendosura në hyrjet e xhamive në llogaritë e tyre të mediave sociale në të cilat shkruante “Ne nuk duam një xhami” dhe “Islami është terrori”.
Keskin tha se sulmi ishte edhe një shenjë e rritjes së islamofobisë në vend.
“Sulmet e vazhdueshme ndaj xhamive në Holandë tregojnë se nuk janë ndërmarrë masa të nevojshme. Ne presim që autoritetet përkatëse të bëjnë më të mirën për sigurinë e xhamive”, tha ai.
Ai tha se një ankesë është paraqitur në polici pasi vizitorët e xhamisë gjetën parullat.
– Vala e rritur e islamofobisë
Objektet fetare islame në të gjithë Evropën kanë rezistuar dhjetra sulme që nga janari, pasi sulmuesit u përpoqën t’u vendosin zjarrin me koktej molotovi dhe me simbole terrori të spërkatura në mure. Për fat të mirë, sulmet nuk shkaktuan viktima.
Raporti mbi Islamofobinë Evropiane 2017, i shpallur nga Fondacioni për Studime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) me seli në Ankara, zbuloi 908 krime, duke filluar nga sulmet verbale dhe fizike në përpjekjet për vrasje, duke synuar muslimanët në Gjermani si dhe 664 në Poloni, 364 në Holandë, 256 në Austri, 121 në Francë, 56 në Danimarkë dhe 36 në Belgjikë.