Në Nion të Zvicrës u hodh edhe shorti për gjysmëfinalet e Champions Leagues, vetëm pak minuta pas atij të Europa League.
Në Gjysmëfinale u kualifikuan Roma, Bajern Mynih, Real Madrid dhe Liverpul, praktikisht nga një përfaqësues për secilin nga kampionatet më të forta europiane.
Shorti i gjysmëfinaleve propozoi dy takime mjaft interesante, teksa Bajern Mynih do të presë Realin e Madridit në gjysmëfinale, takim që mund të cilësohet edhe si një finale e parakohshme.
Dy surprizat e gjysmëfinaleve, Liverpul dhe Roma do të përballen me njëra-tjetrën, për të përcaktuar finalisten tjetër.
Ndeshjet e para do të luhen me 24/25 prill, ndërsa ato të kthimit më 1/2 maj. Finalja do të zhvillohet në Kiev 26 majin e ardhshëm dhe ekipi pritës do të jetë fituesi i Bayern-Real