Fati ka dashur që Salah të luajë kundër ish skuadrës në Champions League. Ai kthehet në Romë, aty ku kaloi dy sezone fantastike, por të ndryshme me atë që po e kalon te Liverpooli.
Është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Liverpooli do të përballet me Romën, sfidë e veçantë kjo për Mohamed Salahun, që kthehet në shtëpi, aty ku luajti për dy sezone me fanellën e klubit italian, por me statistika tjera, ‘vrastare’.
Për dy sezone në Romë, Salah shënoi 29 gola në Serie A (14 dhe 15), kurse në Premierligë deri më tani ka shënuar 29 gola, 39 në të gjitha garat dhe është në një formë mbresëlënëse saqë është duke u krahasuar me Lionel Messin e Cristiano Roaldon.
Liverpooli sfidën e parë e zhvillon në shtëpi të martën me 24 prill në “Anfield”, kurse atë të kthimit me 2 maj (e mërkurë) në “Olimpico”.