Shtabi i përgjithshëm i ushtrisë turke ka mbyllur dosjen e sulmit të kësaj ushtrie në rajonet e banuara kryesisht më kurdë, sulm i cili rezultoi me vrasjen e 35 personave.
Dosja e sulmit të vitit 2011 në rajonet kurde është mbyllur me arsyetimin e mungesës së provave dhe fakteve të nevojshme. Me mbylljen e kësaj dosjeje për sulmin në fjalë nuk do të dënohet asnjë ushtarak. Një autokolonë e përbërë nga disa fshatarë të provincës Shirnak është sulmuar nga ushtria turke në dhjetor të vitit 2011, ku si rezultat 35 civilë kanë humbur jetën, gjysma e të cilëve nën moshën 20 vjeç.