Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, princi Saud Al-Faisal, ka nisur sot vizitën dyditore në Pakistan.
Faisal do të takojë presidentin pakistanez, Mamnoon Hussain, dhe kryeministrin Navaz Sharif.
Kjo është vizita e parë në Pakistan e një diplomati suadit prejse Sharif ka fituar zgjedhjet në muajin qershor.
Faisal do të diskutojë për çështjet rajonale.
Ambasadori i Pakistanit në Arabinë Saudite, Muhammad Naeem Khan, është cituar të ketë thënë se vizita e Faisalit nuk ka të bëjë me statusin e ish-presidentit pakistanez, Pervez Musharraf, i cili përballet me akuzat për tradhti.
Ka pasur spekulime se Musharraf mund të mërgojë në Arabinë Saudite.