5.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Zuckerberg del ‘pa u lagur’ nga dëshmia në Kongres

Më të lexuarat

Mark Zuckerberg doli gati i pa lagur nga dëshmia para senatorëve, por raundi i dytë ishte më i ashpër. Themeluesi i Facebook u përball me pyetje të vështira mbi praktikat e grumbullimit të të dhënave nga kompania dhe nevojën për një rregullore të re, gjatë seancës 5-orëshe para Komisionit të Energjisë dhe Tregtisë në dhomën e përfaqësuesve.

Kjo ishte seanca e dytë dhe e fundit dëgjimore, lidhur me skandalin e Cambridge Analitica, e cila e çoi në 10 orë, kohën totale të dëshmisë së tij në Capitol Hill.

Zuckerberg përsëriti apologjinë e tij, duke marrë mbi vete përgjegjësinë për shfrytëzimin e të dhënave të mbi 87 milionë përdoruesve, por hezitoi të jepte një përgjigje të vendosur përballë presionit të demokratit Frank Pallone, për t’iu përgjigjur me po ose jo pyetjes nëse do të ndryshonte opsionet e përgjithshme të Facebook, për të minimizuar grumbullimin e të dhënave.

Themeluesi i platformës e cilësoi këtë një çështje komplekse që meritonte një përgjigje të përbërë nga më shumë se një fjalë. Për Pallonen përgjigja e tij ishte zhgënjyese. I shtyrë nga një deputete, Zuckerberg pranoi se edhe të dhënat e tij u janë shitur Cambridge Analytica, e lidhur me fushatën presidenciale të Donald Trumpit.

Nuk përjashtohet mundësia që Facebook të ndjekë penalisht kompaninë londineze. Më pas 33-vjeçari u dakordësua me idenë e rregullatorëve për kompanitë e internetit, duke e përkufizuar këtë si një hap të pashmangshëm.

Ndërsa u shpreh se ka përgjegjësinë morale në drejtimin e një platforme që mbron demokracinë, ai paralajmëroi ligjvënësit që të jenë të kujdesshëm me propozimet e tyre, pasi kompani të mëdha si Facebook-u kanë më tepër burime se sa kompanitë e vogla, për të respektuar rregullatorët. /tch/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit