Kryeministri Ramush Haradinaj në mbyllje të mbledhjes së sotme të Qeverisë ka thënë janë duke pritur nga Aleanca Kosova e Re që të propozojnë dikë për ministër të Punëve të Brendshme.
“Jemi në pritje nga AKR-ja për të propozuar dikë për ministër. Punë kemi boll, na pret shumë punë”, ka thënë Haradinaj.
Kjo pozitë ka mbetur e zbrazët që prej shkarkimit nga kryeministri të Flamur Sefajt para dy javësh, pas lajmit të arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova. Haradinaj shkarkoi Sefajn me arsyetimin se ai nuk e ka njoftuar atë për këtë veprim.
Haradinaj ka kërkuar lirimin nga detyra edhe të shefit të AKI-së, Driton Gashi, i cili dje ka pranuar kërkesën e kreut të ekzekutivit për tu larguar nga kjo pozitë./eo