4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Kocijançiçin e nxjerr në “rrenë” Vuçiqi

Më të lexuarat

Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe do të formohet në përputhje me ligjet e Kosovës, tha sot zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq.

“Asociacioni… do të formohet sipas jurisprudencës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vlerësuar se marrëveshja paraprake ka qenë në përputhje me Kushtetutën”, citohet të ketë thënë Kocijançiç.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Asociacioni i Komunave Serbe mund të formohet vetëm në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit dhe parimet e saj dhe panin implementues.

Në qëndrimin e BE-së, të cilin ia ka përcjellur sot agjencisë së lajmeve Tanjug, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, se Asociacioni i Komunave serbe do të formohet në përputhje me ligjet e Kosovës dhe komentet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës mbi marrëveshjen e Brukselit, Presidenti Vuçiq, ka thënë:

“Le të tregojnë ku shkruan kështu”, tha ai.

Pastaj ai shtoi për deklaratën e Kocijançiç: “Jam i befasuar me një deklaratë e tillë, sepse unë kam thënë 100 herë në Bruksel se Asociacioni do të formohet në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit, parimet dhe planin e zbatimit dhe vetëm në përputhje me të. Ne nuk jemi në Bruksel, sepse dakordohem me ekzistencën e shtetit të Kosovës, pavarësisë së Kosovës, por është e kundërta. Ne jemi këtu për të negociuar për gjithçka, për çka nuk pajtohemi”, tha Vuçiq.

“Le të flasin ata. Ne kemi dokumente, kontrata dhe marrëveshjen e Brukselit në të cilën ajo nuk thuhet. Unë e di përmendësh marrëveshjen e Brukselit. Njerëzit në Serbi kanë teori konspirative, dhe shpikin se çka thuhet në marrëveshje. Ju bëj thirrje atyre që ta lexojnë çfarë shkruan”, tha Vuçiq, duke treguar se gjithçka mund të lexohet në faqen e internetit të Qeverisë së Serbisë.

A është një gënjeshtër apo kamuflim i BE-së që u bënë shumë vite që Kosovën e mban me gënjeshtra, se do ta bëjë pjesë të saj duke i bërë që qytetarët të lëvizin pa viza. Pasi i dhamë tokë Malit të Zi, tash edhe do ti detyrojnë të bëjnë Zajednicën!/KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit