0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Pentagoni i ofron presidentit Trump opsionet ushtarake mbi Sirinë

Më të lexuarat

Pentagoni është duke i ofruar presidentit amerikan Donald Trump një sërë opsionesh ushtarake për t’iu përgjigjur përdorimit të fundit të armëve kimike të regjimit të Bashar al-Asadit ndaj civilëve në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

“Roli ynë është t’i sigurojmë presidentit mundësitë. Në dritën e këtij incidenti të tmerrshëm, këtu shqyrtojmë mundësitë e mundshme ushtarake dhe ia sigurojmë ato presidentit”, tha koloneli Patrick Ryder për AA, zëdhënës i Zyrës së shefave të përbashkët.

Duke përshkruar imazhet e civilëve të helmuar nga armët kimike si “të tmerrshme”, Ryder tha se opsioni ushtarak është padyshim diçka që SHBA-të po e shqyrtojnë dhe se kreu i Zyrës së shefave të përbashkët, gjenerali Joseph Francis Dunford, për këtë çështje tashmë është takuar me presidentin Trump.

Ai nuk pranoi të jepte më shumë detaje rreth opsioneve, duke thënë se duhej të priste derisa presidenti të shpallte një njoftim.

Sipas Mbrojtjes Civile të Sirisë, e njohur poashtu si “Helmetat e Bardha”, forcat e regjimit sirian goditën objektivat në qarkun Duma të Gutës Lindore mesnatën e të shtunës, duke përdorur një gaz toksik i cili la të vdekur të paktën 78 civilë.

Periferia e Damaskut është nën rrethim gjatë 5 viteve të fundit dhe qasja humanitare në këtë zonë, ku jetojnë 400 mijë njerëz është ndërprerë plotësisht.

Gjatë tetë muajve të fundit, forcat e regjimit të Asadit kanë intensifikuar rrethimin e tyre, duke e bërë pothuajse të pamundur që ushqimi apo ilaçet të hyjnë në lagje dhe duke lënë mijëra persona në nevojë pa trajtim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit