1.3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Erdogan: Autorët e sulmit kimik në Duma do ta paguajnë rëndë

Më të lexuarat

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se përgjegjësit e sulmit të fundit kimik në Duma do të japin llogari dhe do të paguajnë çmim të lartë.

“E dënoj këtë masakër në Gutën Lindore dhe Duma. Kushdo që e ka bërë, autorët e kësaj masakre do të japin llogari dhe do të paguajnë çmim të lartë për këtë”, tha Erdoğan në një mbledhje të grupit parlamentar të partisë së tij (AK Parti) në Ankara.

Presidenti turk tha se është duke i vazhduar kontaktet në lidhje me këtë zhvillim, duke rikujtuar një bisedë të djeshme telefonike me homologun rus Vladimir Putin.

Forcat e regjimit të Bashar Asadit goditën disa objektiva në qarkun Duma të Damaskut të shtunën në mesnatë, duke përdorur një gaz helmues, i cili sipas mbrojtjes civile la të paktën 78 civilë të vdekur.

Erdoğan tha se gjithsej 4.071 terroristë janë neutralizuar që nga fillimi i operacionit antiterrorist “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë.

“Lufta jonë (kundër terrorizmit) do të vazhdojë deri në eliminimin e terroristit të fundit,” shtoi Erdoğan.

– “Afrini do t’u kthehet banorëve të tij”

Presidenti Erdoğan, e ka quajtur “qasje të gabuar” deklaratën e ministrit të Jashtëm rus Sergey Lavrov, i cili ka deklaruar se presin që Afrini t’i kthehet regjimit sirian, duke theksuar se rajoni ku Turqia është duke zhvilluar operacionin “Dega e Ullirit” do t’u kthehet banorëve të vendit.

“Kjo qasje është e gabuar. Ne e dimë shumë mirë se kujt do t’ia kthejmë Afrinin. Fillimisht le të flitet për dorëzimin e vendeve të tjera në Siri që aktualisht mbahen nën kontroll nga shtete të tjera”, tha Erdoğan para gazetarëve pas një mbledhjeje të grupit parlamentar të partisë së tij (AK Parti) në Ankara.

“Kur të vijë koha ne do t’ia dorëzojmë Afrinin banorëve të tij. Por, koha për këtë na përket neve. Ne do ta caktojmë atë”, shtoi presidenti turk.

Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” më 20 janar për të pastruar grupet terroriste YPG/PKK dhe DEASH nga Afrini, rajon në veriperëndim të Sirisë.

Më 18 mars, trupat e mbështetura nga Turqia çliruan qendrën e qytetit të Afrinit, zonën kryesore urbane të rajonit me të njëjtin emër, e cila ishte një strehë e madhe për YPG/PKK-në që nga viti 2012./AnadoluAgency

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit