1.6 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

RTK-ja nuk lejon të shfaqet emisioni Super Sfida për shkak të hoxhallarëve që ishin aty!

Më të lexuarat

Radio Televizioni i Kosovës – RTK ka ndaluar sonte transmetimin e emisionit “Super Sfida” ku musafir ishin hoxhallërt nga Kosova dhe Maqedonia. Ishte një ndër emisionet që po pritej me shumë emocion, pasi besimtarët musliman sot po i shihni në një tjetër dimension hoxhallarët e tyre.

Kryeimami i Mitrovicës, Rexhep Lushta ka shpërndarë këtë shkrim në Facebook duke thënë: “TE NDERUAR MIQ VELLEZER DHE MOTRA QYTETARE TE KOSOVES
RTK SI NJE MEDIUM PUBLIK QE ESHTE E QE SYNON TA PAGUHET NGA TAKSAT E MBI 90% TAKSAPAGUESVE TE BESIMIT ISLAM EDHE NJEHER DESHMOI SE STRUKTURA ORGANIZATIVE E RTK ESHTE ANTI ISLAME DHE ISLAMOFOBE. KETE ME SE MIRI E DESHMON RASTI I FUNDIT KUR NUK LEJOI QE SHOW TELEVIZIV ME I SHIKUAR “SUPERSFIDA” TE EMITOHET PER TE VETMEN ARSYE SE NE TE ISHIN TE FTUAR HOXHALLARE NGA KOSOVA DHE MAQEDONIA.
KY ESHTE TURPI I RRADHES E PASTAJ FLASIN PER LIRIN E SHPREHJES DHE LIRIN E BESIMIT….
TURP RTK, TURP, TURP…

### JU INFORMOJ SE EMISIONI MUND TA NDIQNI NE ALSAT-M NGA ORA 19:30…..SHIKIM DHE ARGETIM TE KENDSHEM”

Ky shkrim i tij ka arritur me qindra shpërndarje, ku njerëzit janë ndier të frustruar nga ky veprim i menaxhmentit të RTK-së. Edhe imami tjetër nga Prizreni, Enes Limani ka reaguar: “RTK mediumi publik ku ju dhe unë paguajmë tatim në mënyrë krejtësishtë të ulet dhe pa kurrfar arsye ose për arsye banale nuk do ta emetoj emisionin e Show Menit Enis Ujkanit #SUPER_SFIDA ku pjesmarrës ishin #HOXHALLARET nga Kosova dhe Maqedonia.
Fatkeqsishtë arsyeja e tyre është pikërisht kjo “HOXHALLARËT”.
Nga ky fakt na rezulton se RTK ne menyre te njeanshme ben perzgjedhjen e emisioneve dhe me “knaqesi” shkon në dëm te komunitetit.
Vlen te theksohet se te gjitha lojrat tjera pos Hoxhallareve i ka transmetu.
Me rrespekt Enes Limani pjesmarres ne kete Show, por emisionin munde ta shihni ne #ALSAT-M ne oren 19:30.”

Edhe shkrimi tij është shpërndarë me qindra herë. Shumë diskutime janë ngritur në rrjetet sociale. Ky me të vërtetë është një turp i madh, që RTK duhet të jap përgjegjësi, ndërsa BIK-u duhet të dal të flas njëherë e mirë për këtë islamofobi që ekziston në media.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit