1. Mos pi duhan
Nikotina rrit nivelin e kortizolit, hormonit të stresit, që favorizon grumbullimin e dhjamit në bark.
2. Mos pi alkool
Sjellin shumë kalori pijet alkoolike. Për më tepër që ashtu si nikotina, shton kortizolin dhe dhjamin në bark.
3. Qëndro drejt
Kështu barku del më pak. Kur je në këmbë imagjino se ke një litar në kokë, që të tërheq drejt çatisë.
4. Qëndro ulur dhe pozicionuar mirë
Kur je ulur në karrige pozicionoje shpinën mirë. Barkun brenda dhe këmbët të mbështetura të dyja në tokë. Nëse karrigia është shumë e lartë, përdorni një mbështetëse për këmbët.
5. Forcojeni shpinën me anë të peshave
Në këtë mënyrë nuk do ta harkosh përpara duke e nxjerrë më në pah barkun e madh.
6. Provo kërcimin e barkut
Është i këndshëm dhe të forcon muskujt e barkut. Veç të tjerash nuk dobëson tensionin dhe të sjell në humor.
7. Bëni punët e shtëpisë
Kalojeni fshesën e korrentit para dhe prapa në shtëpi, sepse ndihmon në uljen e barkut. I njëjti efekt vjen dhe nga ushtrimi i kopshtarisë: të ulesh dhe të ngrihesh shpeshherë për të pastruar barërat p.sh. të kontrakton dhe ç’kontrakton muskujt e barkut.
8. Vishu në mënyrë komode
Kur e ke barkun e fryrë ose kur je shëndoshur, evitoji pantallonat dhe fundet e ngushta që nxjerrin në pah defektin. Derisa të fitosh linjat syno për këmisha të gjata që fshehin format e trupit.
9. Ha shumë fibra vegjetalë
Të cilat i gjen në frutat e perime: ato ngopin dhe largojnë kapsllëkun.
10. Pi shumë ujë
Të paktën 8 gota pak e nga pak gjithë ditën. Ndihmon zorrët të funksionojnë me mirë, sepse zbut jashtëqitjet. Kundërshton shtimin e lëngjeve në bark, të cilat sjellin fryrje.