Analisti nga Maqedonia, Kim Mehmeti i cili është shumë i konciz me analizat e tij të fenomeneve të ndryshme shoqërore, ka shkruar edhe mbi veprimin e fundit të komuniteti të Gay-ve në Shqipëri të cilët janë futur të japin mësim mbi këto dukuri devijante nëpër shkollat publike të Shqipërisë.
Ai ka thënë:
“Kur pa i pyetur prindërit (siç ndodhi në Tiranë), përfaqësuesit e komuniteti Gay shkojnë nëpër shkolla për t’i ‘edukuar’ fëmijët, kjo quhet mbështetje e vlerave ‘perëndimore’, e nëse për shembull, një hoxhë do shkonte në ndonjë shkollë të ligjëronte për fenë, paramendoni sa do ulërinin ‘mendjehapurit’ që na mbrojnë nga ndikimet fetare: Te ne proprendimizmi filloi të matet thuajse vetëm nëpërmjet asaj sa e përkrahim idenë se nuk duhet të ketë më babë e nënë, po vetëm prind! Nuk janë fetë ato që i bënë ‘Shqipëritë’ tona të pabanueshme për rininë, por ‘talibanët’ partiak janë ata që sollën mjerim e varfëri për popullin: Është e lehtë ta luftosh ‘radikalizmin islam’ – për çka askush nuk të rrezikon – por nëse je burrë dil e luftojë banditët tanë ‘properëndimorë’ partiak, të cilët për të mbetur në pushtet, shkatërruan vlerat familjare, arsimin, shëndetësin, drejtësinë…: Ka tendenca që neve personave publik me përkatësi fetare myslimane, ta na çojnë që nga tre herë në ditë të betohemi se jemi ‘properëndimorë’ dhe se i përkrahim të gjitha orientimet seksuale!”
Të shumtë janë ata që kanë reaguar se kjo po cenon rëndë familjen dhe se prindërit nuk duan që fëmijët e tyre e vegjël të manipulohen nga këta gay dhe lesbike. Përndryshe lobi i homoseksualëve është ndër lobet më të fuqishme në botë, por pa marrë parasysh sa fonde dhe sa mundësi kanë ato, njerëzit duhet të ngrisin zërin para këtij degjenerimi moral e shoqëror, e pastaj kundër kësaj sëmundje seksuale./KohaIslame.com/