Një vajzë katërvjeçare ka mbetur e vdekur në Prishtinë, pasi banesa ku banonte ajo me të ëmën është përfshirë nga zjarri.
Banesa në një ndërtesë tek “Te Fontana” në Ulpianë, ka marrë flakë për shkak të nxehëses elektrike, duke pësuar me fatalitet vajza e mitur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 5:00 në mëngjesin e së shtunës.
Vdekjen e ka konfirmuar Shpend Fazliu nga QKUK-ja.
Sipas banorëve, në banesën e djegur jetonin vetëm nëna dhe fëmija katërvjeçar.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja tragjike na banesë ishte vetëm e mitura.
Mësohet se kjo familje janë shtetas të Shqipërisë, por një informacion i tillë ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.