Derisa i kumtohej fakti se ishte liruar pas vuajtjes së dënimit për një rast dhunimi, Enver Sekiraqës i janë vënë prangat sërish derisa ishte ende brenda burgut të Dubravës.
Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, i tha Zërit se sot në ora 13: 35, Policia e EULEX-it nga Njësia për Hetimin e Krimit të Organizuar arrestoi Enver Sekiraqën.
Krasniqi tha se Sekiraqa është arrestuar nën dyshimin për vrasje të rëndë të pjesëtarit të Policisë së Kosovës Triumf Riza, dhe se për të një prokuror ndërkombëtar nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka parashtruar kërkesë për paraburgim. /Zëri/kohaislame