Vëllai i Kreshnik Beqirajt, 36 vjeçarit, një pjesë e eshtrave të të cilit u gjetën në një kanal pranë fshatit Daullas në Fier është vënë në kërkim të kokës së vëllait të tij.
Kjo pjesë trupi mungon në eshtrat e gjetura nga policia në kanalet e kësaj zone.
Donjeti e disa shokë të tij kanë filluar kërkimet në terren për gjetjen e kokës, e cila mendohet se është hedhur nga autori i kësaj ngjarje Albert Zekaj në këtë zonë.
Pak kohë më parë u gjetën eshtra të copëtuara ndërsa pas kërkimeve nuk është gjetur koka e 36- vjeçarit.
Krimi makabër u zbulua nga vetë Zekaj. Në dëshmitë e tij për grupin hetimor ai tregoi se pas vrasjes së Kreshnikut, trupin e tij e mbajti për disa ditë në shtëpi e më pasi e copëtoi dhe e hodhi në kanal./oranews