Shejma Mursi, vajza e presidentit egjiptian të rrëzuar, Muhamed MURSI, ka deklaruar se I ati I saj, ka thënë natën e rrëzimit se ka bërë gjithçka që ka mundur për të evituar derdhjen e gjakut të popullit dhe vuajtjet e tij.
Njëkohësisht, ai ka deklaruar se nuk dëshiron të dalë para Zotit me duart e ndotura me gjak, qoftë dhe të një qytetari të vetëm.
E bija e Mursit, është shprehur se I ati, para se të arrestohej nga puçistët ushtarakë, por edhe gjatë vizitës së vetme që I kanë bërë në izolim, u ka thënë se ai kurrë nuk ka dalë nga besa që I ka dhënë Zotit dhe vatanit të tij.
“Akur të më pyesë Zoti lidhur me përgjegjësinë që më patën besuar njerëzit, do I them:”Nuk e kam lëshuar flamurin nga dora. Ne kemi bërë çmos që ta shmangim këtë konflikt dhe gjakderdhjen.” Mësohet të jetë shprehur Mursi. /aonline/kohaislame