-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Krasniqi: Miratimi i marrëveshjes së 19 prillit, vendim i ngutshëm

Më të lexuarat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, e ka vënë sërish në dyshim nëse miratimi i Marrëveshjes së 19 prillit, i arritur në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, ishte vendim i drejtë apo jo.
“Kuvendi nuk ka pasur informacione të mjaftueshme dhe ka marrë vendime të ngutshme kur është në pyetje miratimi i Marrëveshjes së 19 prillit”, ka thënë Krasniqi.

Këto komente ai i ka bërë në një pritje për mediat për festat e fundvitit.

“Nuk e di se sa Kuvendi ka qenë i gatshëm të përgatisë se e cilit nivel ishte ajo marrëveshje. Këtu ka pasur ngutje, por ndoshta këto ngutje e ardhmja do t’i arsyetojë, çka nuk është lehtë që e tashmja t’i arsyetojë”, është shprehur Krasniqi.

Gjatë kohës së miratimit të kësaj marrëveshjeje, Krasniqi nuk e ka dhënë votën e tij dhe në këtë drejtim ai zakonisht ka abstenuar nga votimi edhe për pikat e zbatimit të saj. /REL/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit