-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

SHBA, përgatit “Ardhmërinë e Sirisë” me YPG/PKK-në

Më të lexuarat

Në territoret e pushtuara nga organizata terroriste YPG/PKK, me iniciativë të SHBA-së u krijua një formacion i ri i quajtur “Ardhmëria e Sirisë”, i shfaqur edhe në pjesët arabe.

Sipas informacioneve të siguruara nga AA nga burime të besueshme në Haseke, SHBA ishte nismëtare e themelimit të një pseudo-partie politike të quajtur “Ardhmëria e Sirisë” në një kongres të mbajtur dje në qytetin Haseke nën pushtim të YPG/PKK-së.

Formacioni i ri ishte shkak për intensifikimin e takimeve mes zyrtarëve të jashtëm amerikanë, inteligjencës, zyrtarëve ushtarakë dhe YPG/PKK-së në javët e fundit.

Kryetar i “partisë” u zgjodh Ibrahim Katfan, anëtar i organizatës së Munbixhit nga Partia Ba’ath e cila ishte në pushtet para fillimit të luftës së brendshme.

Katfan, pas pushtimit të Munbixhit nga YPG/PKK, u vendos në krye të të ashtuquajturit kuvend të formuar nga organizata.

Si sekretar i përgjithshëm i formacionit, u zgjodh Hefrin Halaf, i cili iu bashkëngjit radhëve të YPG/PKK në vitin 2016. Halaf, ishte kryetari i komisionit ekonomik të të ashtuquajturit kanton Xhezire të organizatës.

Vizitat e dy muajve të fundit në rajon të kryera nga delegacioni i Sekretariatit të Jashtëm të SHBA-ve në krye me Max Martin dhe nga grupi i kryesuar nga gjenerali Paul Funk u transmetuan dhe në media.

Në pyetjen lidhur me formacionin e ri, njëra nga zëdhënëset të Sekretariatit të Jashtëm të SHBA-së, Heather Nauert, tha: “Ne mbështesim çdo lloj partie që në pajtim me vendimin 2254 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të ofrojë zgjidhje politike me të cilën do përfundohet situata e tmerrshme në Siri”.

Në pyetjen se “A është partia ‘Ardhmëria e Sirisë’ pjesë e PYD-së?” Nauert u përgjigj: “Me sa kuptoj unë, është multietnike dhe përfaqëson njerëzit që jetojnë në atë rajon”.

– E fokusuar në veri të Sirisë

Në 81 ulëset nga të cilat përbëhet bordi ekzekutiv i “Ardhmërisë së Sirisë”, pos anëtarë të Dejrizor, Rakka, Kobani, Tel Ebjad, Munbixh, Afrin dhe Shehba aktualisht apo dikur të pushtuara nga organizata, zënë vend dhe anëtarë tjerë nga Idlibi dhe Halepi të cilët nuk kanë qenë aktiv.

Tërhoqi vëmendje edhe fakti se organizata në kongres ka dërguar përfaqësues nga Afrini, vend ky nga i cili u detyrua të tërhiqet.

Për dallim nga formacionet e tjera të krijuara më parë nga YPG/PKK, vihet re mungesa e një sistemi bashkë-presidencial te “Ardhmëria e Sirisë”.

– Sinjal për uljen në tryezën e bisedimeve me regjimin

Element tjetër i cili tërhoqi vëmendje ishin dhe sloganet “Shumë ngjyra, decentralizim” të përdorura në parullat në kongresin e djeshëm.

Burimet lokale, sloganet në fjalë i interpretuan si tërheqje të përkohshme të YPG/PKK-së nga kërkesa për federalizëm dhe përgatitje për ulje në tavolinën e bisedimeve me regjimin e Asadit.

Megjithatë, duket sikur anëtarët e bordit ekzekutiv janë zgjedhur vetëm për veriun e Sirisë, rajonin shënjestër të YPG/PKK-së.

Ministri i Jashtëm i regjimit sirian, Valid Muallem, në shtator të vitit 2017 pati thënë që janë të gatshëm për bisedime me organizatën lidhur me autonominë.

Që nga fillimi i luftës së brendshme, organizata YPG/PYD e cila nuk përfshihet në përleshje të mëdha, njihet për bashkëpunime me regjimin në fusha të ndryshme. Palët të cilat i mbrojnë bashkërisht fushat e naftës dhe ndajnë naftën e dalë, organizojnë dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe operacione.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit