Cristiano Ronaldo po punon shumë për të ndihmuar Real Madridin që të nënshkruajë me yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah, në afatin e verës.
Real Madridi janë të interesuar të përforcojnë skuadrën për sezonin e ri, ku reparti i sulmit mendohet të jetë më i prekuri.
Karim Benzema dhe Gareth Bale priten të largohet nga Santiago Bernabeu pas përfundimit të sezonit aktual dhe drejtuesit janë përveshur punës për të gjetur zëvendësuesit.
Për qendrën e sulmit janë përmendur emra si Harry Kane, Roberto Lewadowski dhe Mauro Icardi, ndërsa anësor preferohen Mohamed Salah dhe Eden Hazard.
CR7 nuk e do Kanen te Reali (Getty Images)
Sipas mediumit spanjoll Don Balon, Ronaldo i ka dhënë Realit dhe Florentino Perezit bekimin e tij kur është fjala për nënshkrimin e Salah.
Salah pëlqehet edhe nga drejtuesit, jo vetëm nga Ronaldo (Getty Images)
Ronaldo ishte kundër nënshkrimit të Harry Kane, por Salahn e sheh si dikush që mund të komplimentojë cilësitë e tij në ekip.
Megjithatë, transferimi i yllit egjiptian nuk do të jetë i lehtë pasi ka deklaruar disa herë që është i lumtur, Liverpooli vështirë se do ta lëshonte dhe në rast largimi do të duhej një shifër shumë e lartë për ta paguar.
Ylli egjiptian ka shënuar plot 36 gola në të gjitha garat këtë sezon, duke përfshirë 28 në Ligën Premier, aty ku është kryesor i listës së golashënuesve.