5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kinë: Vaksina që ju jepet foshnjave kundër Hepatit B, vdekjeprurëse

Më të lexuarat

Numri i foshnjave që humbën jetën në Kinë pasi u vaksinuan kundër hepatitit B u rrit në tetë, informoi të martën agjencia “Xinhua”.
Një i porsalindur ndërroi jetë të Hënën në një spital në krahinën e Sichuanit, vetëm disa orë pasi ishte vaksinuar.

Ekspertët shëndetësorë kinezë janë duke hetuar aktualisht vdekjet e foshnjave, që iu nënshtrua programit standard shtetëror të vaksinimit.

Hetuesit kanë sekuestruar një numër vaksinash dhe po hetojnë praktikat që ndjek firma prodhuese e tyre, një firmë kineze me qendër qytetin e Shenzenit, transmeton TCH.

Nën dyshim janë vendosur edhe raportimet zyrtare, që flasin për tetë të porsalindur të vdekur për shkak të reaksionit të krijuar prej vaksinimit, pasi në të shkuarën autoritetet shpesh janë përpjekur të mbajnë të fshehtë skandalet mjekësore, për të mos ngjallur panik midis popullatës.

Në vëmendje mbetet ende qëndrimi i Pekinit zyrtar në 2002, kur u mohua për shumë kohë shpërthimi i një epidemie të “SARS”-it në vend.

Hepatiti B është një infeksion kronik i mëlçisë, që dëmton këtë organ dhe mund të përhapet në gjak, duke shkaktuar deri vdekjen në rastet e patrajtuara. /TCH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit