-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Xhuliani në Opinion: SHBA nuk do t’ia japin Gulenin Erdoganit

Më të lexuarat

I pyetur në emisionin “Opinion” për marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së dhe faktit që mes tyre qëndron çështja e Gulenit, Rudi Xhuliani u shpreh se Shtetet e Bashkuara nuk do t’ia japin Gulenin Erdoganit.

“Unë besoj se Guleni është më i dobishëm për Erdoganin jashtë Turqisë sesa brenda saj”, u shpreh Xhuliani në intervistë, një pjesë të së cilës e lexoni më poshtë:


BF: Ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Turqisë qëndron akoma problemi Gulen. Edhe ju keni qenë mes këtyre dy vendeve.

RG: Unë kam qenë në mes të gjithë kësaj. Jam takuar me presidentin Erdogan për këtë dhe kam folur me të disa herë në telefon. Realiteti është se Shtetet e Bashkuara nuk do t’ia japin Gulenin Erdoganit.

BF: Jo?

RG: Nuk mendoj kështu. Ja çfarë është interesante. Turqia nuk ka dërguar asnjë kërkesë të mirëfilltë ekstradimi për të. Ata kanë dërguar shumë letra në gjykatë por me aq sa mund të them unë nga Departamenti ynë i Drejtësisë, nëse ata do të donin, mund të ngrinin një çështje shumë më të mirë të cilën një gjykatës do ta kishte të vështirë për ta refuzuar. Dhe kjo që do them bazohet shumë më tepër në mendimin tim, jo sipas Trampit apo dikujt tjetër.

BF: Po, sigurisht.

RD: Unë besoj se Guleni është më i dobishëm për Erdoganin jashtë Turqisë sesa brenda saj.

BF: Pse?

RG: Ta ktheje atë në Turqi do të ishte njësoj si të ktheje Ajatollahun në Iran. Ai ka shumë mbështetje në Turqi. Është pak a shumë 50 me 50 atje. Dhe 50% i tij mund të jetë më entuziast sesa 50% për Erdoganin. Pra jashtë vendit, ai nuk mund të organizojë dot gjë. Nëse ai kthehet…

BF: Ai do krijonte probleme.

RG: Mund të ndodhte një… ndoshta jo një grusht shteti por pyetja është se kë mbështet ushtria turke dhe kjo është gjithashtu e dyshimtë. Ushtria turke nuk mund të jetë e kënaqur me lëvizjen drejt fundamentalizmit. Fundamentalizmin mysliman në Turqi. Në qendër ishte një ushtri alla Ataturk që do të thotë një ushtri jofetare. Myslimane por jo myslimane në kuptimin jotolerant. Turqia po lëviz në këtë drejtim dhe unë nuk mendoj se ushtria është e kënaqur me këtë. Erdogani duhet të shqetësohet që Guleni të paktën hiqet si një person më i moderuar. Them hiqet sepse unë nuk e njoh Gulenin.

BF: Keni ndonjë marrëdhënie personale me presidentin Erdogan?

RG: Nuk do e quaja personale por unë e kam takuar atë disa herë në Shtetet e Bashkuara dhe në Turqi pra mund ta vlerësoj atë. Unë mendoj se ai është një njeri praktik. Mendoj se ai nxitet më shumë nga politika sesa nga feja edhe pse mund të duket e kundërta. Por mendoj edhe se ai ka bërë disa gabime kritike.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit