5.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Egjipt: Presidenti puçist paralajmëron kthimin e Vëllezërve Musliman

Më të lexuarat

Mansur paralajmëron kthimin e Vëllezërve Musliman

Presidenti i përkohshëm i Egjiptit ka paralajmëruar elitat politike dhe sociale të vendit në lidhje me kërcënimin e ndarjes në mesin e mbështetësve pro-grushtit të shtetit. “Kjo do të hapë rrugën për kthimin e Vëllezërve Musliman,” pohoi Adli Mansur.
Duke folur për gazetarët, artistët, aktorët dhe atletët ndër të tjera, Mansur tha se udhërrëfyesi i prezantuar nga grusht shteti për të mbijetuar i nevojitet “mbështetje e fortë popullore”. “ Nëse ne nuk zgjohemi, ata (Vëllezërit) do të vijnë në parlament në numër të madh,” tha ai. “ Ata janë në gjendje për të organizuar dhe mobilizuar njerëzit.”
Mansur tha se plani është shansi i fundit që fuqitë civile, duke përfshirë edhe partinë Al-Nur, që ta kenë Egjiptin. “Unë nuk mendoj se ushtria do të mund të lëvizë edhe njëherë, nëse nuk zgjedhen përfaqësuesit e drejte këtë herë.”
Sa i përket atyre që e mbështesin grusht shtetin të cilët po bëjnë thirrje për zgjedhje presidenciale, ai tha se shpreson se ata kanë interesin publik para interesave tjerë. ” Unë shpresoj se ata nuk po e bëjnë këtë për shkak të mbështetjes së një personi të caktuar. Ai vuri në dukje se personi më i mirë për ta udhëhequr shtetin është Abdel Fatah El-Sisi.”
Presidenti i përkohshëm pohoi se ai nuk do garojë për president. “Unë nuk mund ta provojë këtë aventurë,” tha ai. “Egjipti ka shumë probleme dhe i duhet një person që e njeh Egjpitin, madhësinë e problemeve të tij.”
Gjatë takimit katër orësh, Mansur tha se kishte në plan të lëshojë një dekret për të forcuar parlamentin e ardhshëm kundër shpërbërjes, por ai kishte hequr dorë nga kjo ide pas diskutimeve të hollësishme me avokatë të lartë./mesazhi/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit