Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se “Dëshirojmë të kemi marrëdhënie të mira me Turqinë”.
Merkel në një konferencë të përbashkët për shtyp të mbajtur me presidentin e Francës Emmanuel Macron në kuadër të Samitit të BE-së, duke bërë të ditur se në samit kanë diskutuar në lidhje me marrëveshjen aktuale me Turqinë për refugjatët, tha se “Kemi shprehur shqetësimet tona në lidhje me Afrinin. Kemi biseduar gjithashtu për situatën përreth Qipros në Mesdhe si dhe për 2 ushtarët grekë që janë aktualisht të arrestuar në Turqi”.
“Dëshirojmë të kemi marrëdhënie të mira me Turqinë, por kemi shqetësime të mëdha. Ne sërisht i qëndrojmë marrëveshjes Turqi-BE për refugjatët. Në këtë çështje ne e dimë se duhet të mbahet i gatshëm pjesa e dytë prej 3 miliardë eurosh. Ne kemi biseduar edhe për këtë çështje dhe kemi shprehur angazhimin tonë” ka shprehur Merkel.
Ndër të tjera duke theksuar se i mirëpresin bisedimet që do të zhvillohen në Varna mes përfaësuesve të institucioneve të BE-së dhe presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, Merkel ka vënë theksin se ata do ti qëndrojnë marrëveshjes aktuale mes Turqisë dhe BE-së për refugjatët.
Çështja tjetër që kemi biseduar është sulmi me gaz në Salisbury, njoftoi Merkel, e cila ka vënë theksin se këtë çështje e shohim si siguri e përbashkët të Evropës. Ne solidrizohemi me Britaninë dhe për sulmin në fjalë bëjmë përgjegjës Rusinë dhe se kjo vërehet se është rezultati më i arsyeshëm.
Merkel gjithashtu ka cekur edhe ngjarjen e terrorizmit të ndodhur sot në jug të Francës, ku ajo ka shprehur se janë gjithmonë në krah të Francës kundër sulmeve terroriste dhe se ata janë të gatshëm të ofrojnë çdo ndihmë që kanë mundësi.
Më tej kancelarja Merkel, deklaroi se në samit kanë biseduar kryesisht edhe çështjet e tregtisë, ku ata gjithmonë favorizojnë tregtinë me shumë drejtime dhe se janë kundër proteksionizmit në tregti.
Në lidhje me largimin e Britanisë nga BE-ja, pasi ka bërë të ditur se këtë do ta diskutojnë edhe në muajin qershor, Merkel tha se kanë biseduar edhe për çështjet në lidhje me të ardhmen e Eurozonës./AA/