-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Unioni Botërorë i Dijetarëve Mysliman: thirrje turqve të mbështesin Erdoganin

Më të lexuarat

Unioni Botërorë i Dijetarëve Mysliman i bënë thirrje popullit të Turqisë për unitet dhe bashkim rreth qeverisë së saj legjitime në mënyrë që të mund të arrijnë sa më shumë suksese dhe të mund të i parandalojnë sa më shumë planet e armiqve të tyre.

Po ashtu ky union jep edhe dispozitën sheriatike ( feta )me anë të së cilës e obligon popullin turk që të e luftojnë korrupsionin, e ndalon nga rebelimi dhe nxitja e përçarjes, si dhe e ndalon nga shkaktimi i çfarëdo destabilizimi që do të ishte në dëm të vendit dhe të popullit të saj.

Falënderimet i takojnë Allahut xh.sh dhe përshëndetjet tona qofshin mbi të Dërguarin s.a.v.s, mbi familjen dhe shokët e tij të ndershëm…
Unioni Botërorë i Dijetarëve Mysliman, me krenari, gjithmonë është duke i përcjell të arriturat dhe sukseset e mëdha që ka korrur populli turk nën qeverisjen e Partisë për Drejtësi dhe Liri. E në veçanti, këto suksese janë arritur në fushën e lirisë, nderit, të drejtave të njeriut, si dhe shumë të arritura tjera në fushën shkencore, ekonomike, shoqërore dhe politike në vend. Po ashtu ka arritur që të e ulë varfërinë, papunësinë dhe inflacionin që ishte në një shkallë mjaftë të madhe derisa arriti që në rang botërorë të jetë e 9 për nga pasuria përderisa ishte e 111 para se të qeverisej nga kjo parti.
Ndërsa në politiken e jashtme, shteti i Turqisë, ka arritur besueshmëri ndërkombëtare, ka arritur që të ketë ndikim të konsiderueshëm dhe të arrijë që të ketë një rol të rëndësishëm në ekonominë botërore, e po ashtu ka arritur që të ketë gisht edhe në shumë zgjidhje siç është ajo e Sirisë, Somali, Mianmar e shumë të tjera. E po ashtu edhe në politikën e saj të brendshme kjo qeveri ka arritur që të vë bazamente të shëndosha në zgjidhjen e problemit të saj sa i përket çështjes së kurde.

Para këtyre sukseseve të mëdha, dhe shumë tjerave që nuk i cekëm, armiqtë e Islamit kanë filluar që të planifikojnë kurthe dhe që ato të i realizojnë njërën pas tjetrës duke u përpjekur që të e fundosin këtë përvojë të suksesshme në botën tonë islame ashtu siç ndodhi në Egjipt, e siç janë orvatur që të e realizojnë qëllimin e tyre edhe në Libi, Tunizi dhe së fundmi edhe në Turqi.

Ata, dëshirojnë që në çdo zonë të qëndrueshme dhe stabile të krijojnë destabilitet në mënyrë që të mund të vënë kontroll mbi vullnetin, pasurinë, ekonominë dhe dinjitetin tonë.
Dhe për fat të keq, kanë arritur që të krijojnë mjete të shkatërrimit brenda shoqërisë tonë në mënyrë që shkatërrimin të e realizojnë përmes vetë myslimanëve. Madje ata janë duke krijuar parti islame, laike, nacionaliste në mënyrë që ti orientojnë ato drejt shkatërrimit në kohën e duhur ashtu siç ndodhi në Egjipt dhe siç po ndodh tani në Turqi.
Përpara kësaj gjendje të dhimbshme të umetit tonë islam, Unioni Botërorë i Dijetarëve Islam, e sheh se prej obligimeve më parësore është të njoftuarit e mbarë myslimanëve për rreziqet që po i kanosen duke e parë se lufta e tretë botërore që është shpallur pas ngjarjes së 11. Shtatorit të 2001-të kundër terrorizmit është luftë që sot po drejtohet drejt çdo përvoje apo çdo suksesi të Islamit. Po ashtu kjo po orientohet edhe ndaj çdo kujt që si referencë e kanë islamin dhe se për të arritur këto qëllime janë ndarë me miliarda dollarë.
Për këtë arsye, ky union, sa i përket gjendjes në Turqi e sheh si të domosdoshme siç vijon:

1- Unioni i bënë thirrje popullit të Turqisë me të gjithë komponentët e saj që të jenë të bashkuar dhe unik ndaj konstanteve të saj parimore pasi që uniteti është obligim parësorë në Islam dhe të cilën e argumentojnë një mori citatesh kuranore dhe thëniesh profetike, e po ashtu kjo është e mbështetur edhe me konsensus të mbar umetit. E prej këtyre po cekim fjalën e Allahut xh.sh’’ Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju ta gjeni të vërtetën e lumtur ‘’3:103, pastaj’’ Dhe respektojeni All-llahun e të dërguarin e Tij, e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake). Të jeni të durueshëm se All-llahu është me të durueshmit ‘’8:46, po ashtu’’ E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh ‘’3:105, po ashtu edhe fjala e të Dërguarit s.a.v.s ku thotë se:’’ Mos u ktheni pas meje në mosbesim, pra të ndarë, duke e goditur qafen e njëri tjetrit ‘’, po ashtu edhe thënia tjetër’’ Mbahuni për grupin dhe mos u ndani ‘’, po ashtu edhe thënia tjetër’’ Kush i ndahet grupit për një pëllëmbë të vetme veç se e ka hequr nga qafa amanetin e islamit ‘’.
Andaj, populli turk, duhet që të bashkohet sepse në përçarje ka rreziqe të mëdha për të gjithë dhe të këqija të shumta, sprova të rrezikshme që nuk mund të i parasheh dëmet e tyre askush përveç Allahut xh.sh. E po ashtu uniteti është prej vetë natyrës së njeriut, dhe prej vetë logjikës së shëndosh kur dihet se çfarë dobie mund të sjell përkundër dëmeve të shumta që sjell përçarja.

2- Unioni po ashtu i bënë thirrje popullit turk që të ruaj sukseset dhe arritjet e mëdha që i ka arritur Turqia në dekadat e fundit në të gjitha sferat e jetës në mënyrë që të japin kontributin e tyre që të avancohen këto përparime dhe këto arritje në mënyrë që Turqia të arrijë të zë vendin e parë në shëmbëlltyrën e rilindjes, progresit, stabiliteti dhe prosperitetit.
Unioni e sheh se përvojat e tanishme dhe ato të kaluarat kanë dëshmuar qartë se kjo nuk mund të arrihet vetëm se duke qenë të bashkuar rreth qeverisë legjitime të dal nga zgjedhjet e lira dhe nevoja për respektimin sinqerisht të shtetësisë dhe vetëflijimit për të mirën e vendit.

3- Unioni po ashtu shpreh dispozitën sheriatike ( feta ) me të cilën e obligon luftimin e çdo lloji të korrupsionit financiarë, ekonomik, shoqërorë, politik, sepse të gjitha këto bëjnë pjesë në fjalën e Allahut xh.sh’’ Dënimi i atyre që luftojnë (kundërshtojnë) All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, nuk është tjetër vetëm se të mbyten ose të gozhdohen, ose (të gjymtohen), t’u priten duart dhe këmbët e tyre të anëve të kundërta, ose të dëbohen nga vendi. Kjo (masë ndëshkuese) është poshtërim për ta në Dunja, dhe në botën tjetër ata do të kenë dënim të madh ‘’5:33 e ndërsa argumentet janë të shumta por që nuk është e nevojshme që të ceken në këtë rast.
E po ashtu korrupsioni ka gjurmë dhe pasoja mjaftë të këqija për shoqërinë dhe vendin andaj edhe duhet që të luftohet me të gjitha mjetet dhe format legjitime të mundshme.

4- Unioni, po ashtu vë në pah dispoziten sheriatike me të cilën e ndalon nxitjen e përçarjes, destabilizimit, dhe përhapjes së dezinformatave. Si dhe pjesëmarrjen në to pavarësisht nëse kjo bëhet përmes mjeteve të informimit, përmes mbështetjes financiare, apo çfarëdo mënyre tjetër. Të gjitha këto janë të ndaluara sepse Allahu xh.sh thotë’’ Të pyesin për luftën në muajin e shenjtë, thuaj: “Lufta në të është e madhe (mëkat i madh), por pengimi nga rruga e All-llahut, mosbesimi ndaj Tij, pengimi nga xhamia e shenjtë (Qabja) dhe dëbimi i banorëve të saj nga ajo, janë mëkate edhe më të mëdha tek All-llahu. E provokimi (kundër muslimanëve) është edhe më i madh se mbytja. Ata do t’ju luftojnë juve vazhdimisht për t’ju zbrapsur, nëse munden, nga feja juaj. E kush zbrapset prej jush nga feja e tij dhe vdes si pabesimtar, ata i kanë zhdukur veprat e veta në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Të tillët janë banorë të zjarrit dhe në te do të qëndrojnë përjetshëm ‘’2:217 e po ashtu edhe thëniet profetike që flasin rreth kësaj janë të shumta.

5- Ndërsa ata që i takojnë ndonjë grupi apo ndonjë lëvizje islame i kujtojmë se obligim më parësorë e kanë ruajtjen e këtyre të arriturave që i ka bërë Turqia, të e ruajnë stabilitetin e saj, dhe të ndihmojnë në zhvillimin e mëtutjeshëm të saj, sepse këto suksese janë në të mirë te të gjithëve dhe se çdo dështim do të jetë në llogari dhe dëm të tyre.

6- Unioni po ashtu kërkon nga mbarë myslimanët, e në veçanti nga dijetarët, ligjëruesit dhe njerëzit e mirë të saj, që në ligjërimet dhe në lutjet e tyre të sinqerta të ndajnë një pjesë edhe për Turqinë dhe popullin e saj. Dhe të kërkojnë prej Allahut xh.sh që ta ruaj këtë popull nga kurthet dhe dredhitë e armiqve ziliqar të tyre. E po ashtu të kërkojnë edhe mbrojtjen e qeverisë turke dhe të e ndihmoj atë që edhe më tej të jetë në shërbim të popullit të saj, ekonomisë së vendit dhe mbarë myslimanëve. Dhe që të bëjë që e keqja të sillet rreth armiqve të tyre dhe të bie mbi kokat e tyre pasi që Ai është në gjendje që të bëjë çka të dojë.
“Me të vërtetë Allahu xh.sh është triumfues ndaj urdhrave të tij por shumica e njerëzve nuk e dinë”.
19, sefer, 1435h apo 21.12.2013
Prof. Dr. Ali El-Kureh Dagi, Sekretarë i përgjithshëm i Unionit
Dr. Jusuf El-Kardavi, Kryetarë i Unionit Burimi: http://www.iumsonline.org/ar/default.asp?ContentID=7292&menuID=7
/mesazhi/
Përktheu: Artan Musliu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit