Prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore të Prishtinës ka dhënë urdhër për arrestimin e deputetëve të cilët janë të dyshuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Kjo është bërë e ditur nga Ekrem Lutfiu, zëdhënës i Prokurorisë së Kosovës.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë dy herë seancën e Kuvendit në të cilën parashihej që të votohej marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi.
Kjo ka ardhur pasi që deputetë të Vetëvendosjes kanë hedhur gaz lotsjellës.
Ndërkohë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka bërë të ditur se edhe Kryesia ka marrë vendim për përjashtimin e pesë deputetëve të Kosovës.
Ai ka thënë se seanca do të mbahet dhe se marrëveshja për demarkacionin do të kalojë.
Deputetët e përjashtuar janë: Xhelal Sveçla, Salih Zyba, Liburn Aliu, Fitore Pacolli dhe Drita Millaku.