3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Foshnja e lindur nga koma, rezistoi 4 muaj brenda barkut të nënës

Më të lexuarat

Një foshnjë në Itali arriti të rezistonte për 4 muaj në barkun e nënës së saj, Carolina Sepe, 25 vjeçe e cila ndodhet në gjendje kome që prej gushtit. Maria, kështu quhet vogëlushja erdhi në jetë pak ditë më parë nën kujdesin e mjekëve që e panë të rritej me ‘sytë’ elektronikë të ekografive.

Ata e konsiderojnë një rast të jashtëzakonshëm, ndoshta rasti i parë në botë i dokumentuar zyrtarisht nga mjeket kur një bebe arrin të vijë në jetë nga një nënë në koma, e cila kur ra në këtë gjendje nuk ishte as në muajin e tretë të shtatzënisë.

Vogëlushja e lindur dy muaj para kohe peshon vetëm 1 kg e 90 gramë dhe duhet t’i nënshtrohet shumë trajtimeve mjekësore në mënyrë që të mundet të vazhdoj me jete te shendetshme.

Ndërkohë, gjendja e nënës së foshnjës mbetet e njëjtë, e zhytur në një koma të thellë nga e cila nuk vjen asnjë sinjal, pasi u qëllua me një plumb në kokë 4 muaj më parë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit