9 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Egjipti gjykon Morsin për rastin e tretë të shpikur kundër tij

Më të lexuarat

Presidenti i Egjiptit i larguar nga puçi ushtarak Muhammed Morsi do të gjykohet për akuza të shpifura vazhdimisht, e kjo e fundit ka të bëjë gjoja me ikjen nga burgu gjatë trazirave kundër paraardhësit të tij Hosny Mubarak në vitin 2011, njoftoi të shtunën prokuroria e shtetit.

Morsi është akuzuar bashkë me 30 të tjerë, përfshirë anëtarë të tjerë të grupit të Vëllazërisë Myslimane dhe të disa pjesëtarëve të një grupi palestinez, Hamas.

Presidenti i përmbysur egjiptian përballet edhe me dy gjykime të tjera, të shpifura.

Në njërin, ai akuzohet për gjoja sponsorizim të terrorizmit dhe dëmtimit të sigurisë kombëtare duke konspiruar me organizata të huaja.

Në gjykimin e dytë, i cili do të rinis më 8 janar, ai akuzohet për nxitje të protestave të dhunshme, që rezultuan me vdekjen e dhjeta demonstruesve, është fjala të shpallet fajtor për vdekjet e atyre mijëra protestuesve të cilët i vrau ushtria gjatë puçit ushtarak.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit