1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Reformat në Arabinë Saudite, Princi i Kurorës: vetëm vdekja ime mund t’i ndalë

Më të lexuarat

Në kuadër të një vizite të tij në SHBA, ku pritet që të takohet dhe me Presidentin Trump, Princi i Kurorës saudite, Muhamed bin Selman, tha një intervistë për rrjetin CBS.

Fillimisht, duke folur mbi reformat e ndërmarra, tha se “vetëm vdekja” mund t’i bllokojë ato, referuar vetes.

32-vjeçari që mëton të bëhet lider në Lindjen e Mesme duke patur në krah administratën amerikane, shpjegoi atë që e konsideron një vizion të ri për Arabinë Saudite që sipas tij po e kthen faqen në interpretimin e ashpër të praktikës Islame në Mbretëri që nga viti 1979. Ai i quajti qytetarët e gjeneratës së tij “viktima” që “vuajtën nga kjo”. Me këtë viti, ai pati parasysh Revolucionin Iranian dhe ndikimin e tij në rajon.

Mbi mbi të gjitha, gjatë intervistës ai shfaqi dhe shenja të luftës sektare, ku u shpreh tejet i ashpër nga Vëllazërisë Muslimane të cilën e përfshiu në hullitë e ekstremizmit.

I pyetur nga gazetari Norah O’Donnell lidhur me reformat e arsimit në vend për të shprehur një formë më të moderuar ne kurrikulat mbi Islamin, princi i Kurorës tha: “shkollat ​​saudite janë pushtuar nga shumë elementë të organizatës së Vëllazërisë Muslimane, sigurisht në masë të madhe. Edhe tani, ka disa elementë të mbetur. Do të jetë një kohë e shkurtër derisa të gjithë të zhduken plotësisht. “

Ai shtoi se “asnjë vend në botë nuk do të pranonte që sistemi arsimor i tij të pushtohej nga ndonjë grup radikal”.

Princi i Kurorës, i cili vitin e kaluar i dha fund ndalimit të makinave nga gratë, rihapi kinematë dhe lejoi familjet dhe gratë të merrnin pjesë në stadium ku mbahen gara sportive, dhe foli me terma sentimentalë rreth Arabisë Saudite para 1979.

“Ne jetonim një jetë shumë normale si pjesa tjetër e vendeve të Gjirit. Gratë po ngisnin makina”, shpjegoi ai. “Ka pasur kinema në Arabinë Saudite. Gratë punonin kudo. Ne ishim njerëz normalë që po zhvilloheshin si çdo vend tjetër në botë deri në ngjarjet e vitit 1979. Ai ishte një vit kthese për rajonin, me revolucionin në Iran dhe rrethimin e Mekës në Arabinë Saudite. Të dy ngjarjet nxitën një kthesë të vështirë drejt të drejtës fetare në Mbretëri”

“Ne kemi ekstremistë që ndalojnë përzierjen midis dy gjinive dhe që e konsiderojnë të papranueshme të qënit e një burri dhe të një gruaje në një vend pune”, tha udhëheqësi saudit për CBS. “Shumë prej këtyre ideve janë në kundërshtim me mënyrën e jetës gjatë kohës së Profetit dhe Kalifëve”.

Ai gjithashtu mbrojti arrestimet në Hotel Ritz-Carlton të princave, ministrave dhe biznesmenëve të nivelit të lartë që u bënë midis nëntorit dhe shkurtit në një fushatë kundër korrupsionit. “Ajo që bëmë në Arabinë Saudite ishte shumë e nevojshme. Të gjitha veprimet e ndërmarra ishin në përputhje me ligjet ekzistuese dhe të botuara. ”

Ai tha se paratë që qeveria rivendosi, tejkaluan 100 miliardë dollarë (Dh367bn). “Por objektivi i vërtetë nuk ishte kjo shumë apo ndonjë shumë tjetër … por për të ndëshkuar të korruptuarit dhe për të dërguar një sinjal të qartë se kushdo që angazhohet në marrëveshje të korruptuara do të ballafaqohet me ligjin”.

I pyetur për pasurinë e tij personale, ai tha: “Sa i përket shpenzimeve private, unë jam një person i pasur dhe jo një person i varfër. Unë nuk jam Gandi apo Mandela. Unë jam një anëtar i familjes sunduese … kemi shumë shumë toka dhe jeta ime personale është po ajo që ishte 10 apo 20 vjet më parë. Por ajo që bëj unë si një person është që të shpenzoj një pjesë të të ardhurave të mia personale në bamirësi. “

Princi i Kurorës tha se shpenzon 51 për qind të pasurisë së tij tek njerëzit dhe 49 për qind në vetvete.

Sa i përket Iranit, Princi Muhamed  tha se Teherani po luan një rol destruktiv në Jemen dhe se po strehojnë djalin e Osama bin Ladenit. “Ai jeton në Iran dhe punon jashtë Iranit. Ai mbështetet nga Irani “.

Dhe më tej shtoi: “Irani nuk është një rival në Arabinë Saudite. Ushtria e saj nuk është në mesin e pesë ushtrive të botës muslimane. Ekonomia saudite është më e madhe se ekonomia iraniane “.

I pyetur nëse do ta drejtojë vendin për 50 vjet ose nëse ndonjë gjë mund ta parandalojë, Princi i Kurorës Saudite u përgjigj me dy fjalë: “Vetëm vdekja”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit