3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Trafiku i drogës, prangosen tre shqiptarë me 40 kg hashash

Më të lexuarat

Trafiku i drogës ka vendosur në pranga tre shqiptarë të cilët në mënyrë të paligjshme, kanë tentuar të hyjnë në Maqedoni me 40 kilogramë drogë e llojit marijuanë. Sipas njoftimit të policisë Maqedonase, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe një plani të përgatitur paraprakisht në aksion të koordinuar dhe të përbashkët të Sektorit të Punëve të Brendshme Manastir dhe stacionin policor për vendkalimin kufitar dhe kontrollin kufitar Mexhitlia, është penguar përpjekja për kontrabandim të marihuanës.

Në aksion janë zbuluar dhe marrë 36 paketime me marihuanë me peshë prej rreth 40 kg, të vendosura në dy valixhe të mëdha te personat Sh.E. (27), I.T.(25) dhe Gj.P(27) të gjithë shtetas të Shqipërisë. Ato janë zbuluar në afërsi të drejtpërdrejtë të kufirit me Greqinë në rrethinën e fshatit Lazhec, në përpjekjen që më këmbë ta kalojnë kufirin dhe janë arrestuar në SP për vendkalimin kufitar Mexhitlia

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa pas dokumentimit të tërësishëm të rastit kundër personave do të parashtrohet padi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit