5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Shqipëria, në vendin e 20-të në botë sa i përket korrupsionit

Më të lexuarat

Sipas të dhënave historike, krahasuar me 5 vjet më parë perceptimi për korrupsionin në Shqipëri është përkeqësuar, nga 84.7 për qind që ishte, në 88.6 për qind aktualisht.

Organizata e Kombeve të Bashkuara raportoi se rreth 89 për qind e shqiptarëve besojnë që korrupsioni në Shqipëri është gjerësisht i përhapur. Shifra alarmante ka dalë nga një sondazh i Gallup, organizatës lider të sondazheve në botë, i kryer për llogari të OKB.

Sipas të dhënave, të cilat janë publikuar bashkë me raportin e lumturisë globale 2018, Shqipëria rezulton të jetë vendi i 20-të më i korruptuar në botë, ku gati nëntë në dhjetë shqiptarë besojnë se korrupsioni në shtet dhe në qeveri është gjerësisht i përhapur, shkruan “TCH”.

Sipas të dhënave historike, krahasuar me 5 vjet më parë perceptimi për korrupsionin në Shqipëri është përkeqësuar, nga 84.7 për qind që ishte, në 88.6 për qind aktualisht.

Gallup e mat korrupsionin duke pyetur direkt nga 1 mijë qytetarë për secilin nga 157 shtete të botës. Dy janë pyetjet që u drejtohen qytetarëve. A është korrupsioni i përhapur në qeveri pyetja e parë, si dhe a është korrupsioni i përhapur tek bizneset pyetja e dytë.

Megjithatë, vendin e parë si shteti më i korruptuar në botë e mban Bosnja, ku 94.6 për qind e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është i përhapur. Pas Bosnjës renditet Moldavia po me 94.6 për qind, ndërkohë që në listën e 20 vendeve më të korruptuara të botës gjenden edhe disa anëtarë të Bashkimit Evropian, si Rumania, Bullgaria, Hungaria.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit