7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Filmi për Winston Churchill i cili fitoi Oscar, kritikohet rëndë – “Hollywood-i shpërblen një vrasës masiv”

Më të lexuarat

“Historia, do të jetë e sjellshme me mua, sepse e kam ndërmend ta shkruaj vetë”, tha Winston Churchill.

Ai nuk shqetësohej!

Ai ishte një nga vrasësit më të mëdhenj të shekullit të XX-të, por është i vetmi, ndryshe nga Hitleri dhe Stalini, që kaluan në Perëndim nga mosha historike.

Ai është kurorëzuar me Çmimin Nobel (për letërsi, jo pak) dhe tani, një aktor që e portretizon atë (Gary Oldman) i është shpërblyer me Oskar, shkruan The Washington Post.

Siç konfirmon Hollwood-i, reputacioni i Churchill-it (siç e quan Harold Evans  si “Zemërluani britanik në pallatet e civilizimit”) mbështetet pothuajse tërësisht në retorikën e tij nxitëse dhe talentin e tij për një frazë të shkëlqyer gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Ne nuk do të digjemi as nuk do të dështojmë. Ne do të vazhdojmë deri në fund. Ne do të luftojmë në brigje, ne do të luftojmë në fusha dhe në rrugë. Ne kurrë nuk do të dorëzohemi”.

Historiani revizionist, John Charmley e hodhi poshtë këtë  si “absurditet madhështor”.

Në fund janë vetëm fjalët, që admiruesit e Churchill mund të tregojnë. Veprimet e tij janë një çështje tjetër.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Churchill u deklarua në favor të “bombardimeve terroriste”. Ai shkroi se donte “sulme absolutisht shkatërruese nga bombarduesit”, shkruan Washington Post, përcjell Telegrafi.

Në luftën irlandeze për pavarësi, Churchill, në funksionin e tij si Sekretar i Shtetit për Luftë, ishte një nga disa zyrtarë britanikë që ishte në favor të bombardimit të protestuesve irlandezë, duke sugjeruar se aeroplanët duhet të përdorin ” bomba” për t’i shpërndarë ata.

Duke u përballur me trazirat në Mesopotami në vitin 1921, si Sekretar i shtetit për kolonitë, Churchill veproi  si një kriminel lufte.

“Unë jam fuqimisht në favor të përdorimit të gazit helmues kundër fiseve të pacivilizuara; kjo do të përhapte një terror”.

Ai urdhëroi bombardime në shkallë të gjerë të Mesopotamisë, me një fshat të tërë të zhdukur për 45 minuta.

Në Afganistan, Churchill  deklaroi se Pashtunët [fis i lashtë afgan] “duhej të njohin superioritetin e racës [britanike]” dhe se “të gjithë ata që rezistojnë do të vriten”.

Ai shkroi: “Ne vazhduam sistematikisht, nga fshati në fshat dhe shkatërruam shtëpitë, mbyllem puset, rrënuam kullat, premë pemët, dogjëm drurët dhe thyem rezervuarët si një shkatërrim ndëshkues. Çdo burrë që kapej është mbytur menjëherë”.

Në Kenia, Churchill ka drejtuar ose ka qenë bashkëpjesëmarrës në politikat që kanë të bëjnë me zhvendosjen e detyruar të vendaseve nga tokat pjellore për t’i hapur rrugë kolonive dhe për t’i detyruar më shumë se 150 mijë vetë të vendosen në kampet e përqendrimit. Përdhunimi, kastrimi dhe goditjet me rrymë elektrike u përdorën nga autoritetet britanike për të torturuar kenianët nën sundimin e Churchillit.

Por viktimat kryesorë të Winston Churchill ishin indianët “një popull mizorë me një fe kafshërore”, siç i quante ai me zili. Ai dëshironte të përdorte armë kimike në Indi, por u kundërshtua nga kolegët e tij të kabinetit, të cilët ai i kritikoi për “dyshimet” e tyre, duke deklaruar se “kundërshtimet e Zyrës së Indisë për përdorimin e gazit kundër vendasve janë të paarsyeshme”.

Bekimi i Churchill si apostull i lirisë duket më i papërshtatshëm duke marrë parasysh deklaratën e tij të vitit 1941 se parimet e Kartës së Atlantikut nuk do të zbatohen në Indi dhe në kolonitë me ngjyrë.

Ai nuk pranoi që njerëzit me ngjyrë të kenë të drejta të njëjta si ai. “Gandizmi dhe gjithçka rreth tij, do të duhet, së shpejti ose vonë, të ndalohet dhe të grimcohet”, tha ai.

Në çështje të tilla, Churchill ishte anglezi më reaksionar, me pikëpamje aq ekstreme sa nuk mund të shfajësohet si reflektim i kohës së tij. Edhe Sekretari i tij i shtetit për Indinë, Leopold Amery, pranoi se ai mund të kishte shumë pak ndryshim midis qëndrimit të Churchill dhe Adolf Hitlerit.

Falë Churchill-it, rreth katër milionë bengalezë [popull] vdiqën nga uria në vitin 1943. Churchill urdhëroi devijimin e ushqimit nga indianët në ushtarë britanikë të furnizuar mirë, madje edhe rezerva në Greqi dhe gjetiu. Kur u pyet për vuajtjet e viktimave të tij indianë, përgjigja e tij ishte se uria ishte faji i tyre.

Madhusree Mukerjee, tregoi për rolin e Churchill-it në urinë bengaleze, Luftën Sekrete të Churchill-it, “dokumenton se ndërkohë që indianët ishin të uritur, çmimet për ushqim u rritën nga furnizuesit britanik dhe u eksportuan drithërat e tepërt nga India, ndërsa anijet australiane të ngarkuara me grurë nuk lejoheshin t’i shkarkonin ngarkesat e tyre në Kalkuta.

Në vend të kësaj, Churchill urdhëroi që gruri të transportohej në depot e magazinimit në Mesdhe dhe në Ballkan për të rritur rezervat nga një pushtim i mundshëm të Greqisë dhe Jugosllavisë. Depot evropiane u mbushën pasi bengalzët vdiqën.

Oskari (i kësaj jave) siguron edhe një biografi prej shenjtori të këtij njeriu të urryer. Për irakianët të cilët Churchill ka avokuar për gazin, për protestuesit grekë në rrugët e Athinës, të cilët u vranë në vitin 1944 nga urdhrat e tij, ndryshe nga Pashtunët dhe irlandezët, si dhe indianët, gjithmonë do të jetë një mister pse disa fjalime bombastike kanë qenë të mjaftueshme për të larë gjurmët e gjakut nga duart raciste të Churchill-it.

Shumë prej nesh do ta kujtojnë Churchill-in si një kriminel lufte dhe një armik i mirësjelljes dhe njerëzimit, një imperialist i ndezur dhe i pakontrolluar. Në fund të fundit, dështimi i tij i madh – ora e tij më e errët – ishte përpjekja e tij e vazhdueshme për të na mohuar lirinë. Shashi Tharoor/ përktheu dhe përshtati TG.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit